Krijimi i vesveseve gjatë adhurimeve.
Nëse shejtani nuk arrin që t’i realizojë dy përpjekjet paraprake, atëherë ai vazhdon misionin e tij me përpjekjen tjetër, gjegjësisht me atë të vesveses apo të shpërqendrimit të njeriut gjatë kryerjes së adhurimeve. Do të thotë shejtani me këtë synon që njeriu të jetë i papërqendruar dhe i pavëmendshëm në adhurime dhe kjo do t’ia pamundësojë të ndjejë kënaqësinë e adhurimit dhe si rezultat i kësaj do e ketë më të lehtë që ta largoj nga rruga e tij në të ardhmen. Pra, shejtani mundohet me çdo kusht ta shpërqendroj njeriun gjatë adhurimit të tij, në mënyrë që t’ia humb në tërësi atë adhurim apo së paku t’ia humb shpërblimin e tij.
Drm Ibrahim el Fekij