KUFRI DHE HIPOKRIZIA
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Kufri ndahet në: kufër i madh dhe kufër i vogël. Kufri i madh është ai që të nxjerrë prej fesë, kufri i vogël është ai i cili nuk të nxjerrë prej fesë.
Kufri i madh është ai i cili e mohon imanin (besimin) tërësisht sikurse mohimi i librave ose pejgamberëve apo ndonjërin prej tyre ose p.sh.: ekzistencen e xhinëve.
Llojet e tij:
a)Kufri i injorancës dhe përgënjeshtrimi. Allahu i Lartësuar thotë: “Por ata përgënjeshtruan atë (Kuranin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij …” (Junus,39) “Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kuranin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit Tanë dhe më vonë ata do të kuptojnë.” (Gafir,70)
b) Kufri i kundërshtimit dhe i mohimit. Allahu i Lartësuar thotë për Faraonin dhe popullin e tij: “Edhe pse bindshëm të besueshëm me to ( se ishin nga Zoti) i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi…” (Neml,14) “…e ata nuk të gënjejnë ty, por ata mizorë mohojnë argumentet e Allahut.” (Enam,30)
c) Kufri i mendjemadhësisë, sikurse kufri i Iblisit. Allahu i Lartësuar thotë: “…me përjashtim të Iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madhe, u bë jobesimtar.” (Bekare,34)
d) Kufri i hipokrizië, ai është të shfaqurit e Islamit dhe të fshehurit e kufrit. Allahu i Lartësuar thotë: “S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ultë ( në fund) të zjarrit…” (Nisa,145)
e) Kufri i largimit prej fesë së Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “…kurse ata që nuk besuan (u larguan) nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.” (Ahkaf, 3)
f) Kufri i dyshimit dhe supozimit (hamendjes): Allahu i Lartësuar thotë për pronarin e dy kopshteve: “…unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë. Dhe nuk besoj se do të ndodhë Kiameti, por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjejë ardhmëri edhe më të mirë se kjo. Atij, ai shoku i vet (besimtari i tha) duke e polemizuar atë: “A mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë? Por për mua Ai Allahu është Zoti im, e Zotit tim nuk i bëj shok askënd.” (Kehf, 35-38)
Kufri i vogël është ai që mohon përsosshmërinë e imanit dhe prej tij është siç ka thënë Pejgamberi (Paqa dhe bekimet e Allahut qofshim mbi të!) “Fyerja e muslimanit është mëkat, ndërsa vrasja e tij kufër.”
Hipokrizia
Hiokrizia ndahet në dy grupe: Hipokrizi në besim, hipokrizi në vepër.
Hiopokrizia në besim është të shfaqurit e Islamit dhe të fshehurit e kufrit. Ajo ndahet në gjashtë lloje:
a) Përgënjeshtrimi i Pejgamberit (Paqa dhe bekimet e Allahut qofshim mbi të!)
b) Urrejtja e pejgamberit (Paqa dhe bekimet e Allahut qofshim mbi të!)
c)Përgënjeshtrimi i disa gjërave me të cilat ka ardhur Pejgamberi (Paqa dhe bekimet e Allahut qofshim mbi të!)
d) Urrejtja e disa gjërave me të cilat ka ardhur Pejgamberi (Paqa dhe bekimet e Allahut qofshim mbi të!)
e) Gëzimi me mposhtjen (uljen) e fesë islame.
Llojet e hipokrizisë në vepër. Ajo ndahet në pesë lloje, të cilat janë përmendur në hadith: “Shenjat e hipokritit janë tri: kur të flet gënjen, kur të premton mashtron, kur t’i besohet diçka tradhëton.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Kur është në konflikt, sillet jomoralisht dhe kur lidh marëveshje e thyen atë.” (Mutefekun alejhi)
Marr nga:
Përgatiti: Erion Sulo
Burimijetes. info