Allahu i Lartësuar thotë:
“قَوْلٌ مَّعْرُوفٌ وَمَغْفِرَةٌ خَيْرٌ مِّن صَدَقَةٍ يَتْبَعُهَا أَذًى ۗ وَاللَّهُ غَنِيٌّ حَلِيمٌ ”
“Një fjalë e mirë dhe falja janë më të vlefshme se një lëmoshë që shoqërohet me të keqe. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë” (El-Bekare, 263)
Kuptimi i fjalës së mirë:
Një fjalë e ëmbël, e pranueshme nga zemra, është më e mirë se një sadaka e shoqëruar me fjalë e vepra fyese.
– Fjala e mirë është ajo që e gëzon dhe e qetëson zemrën e tjetrit.
– Fjalën e mirë mund t’ia thuash tjetrit edhe kur nuk ke mundësi t’i japësh gjë.
– Fjala e mirë është edhe kur bën lutje për të.
– Fjalët e mira janë një lloj sadakaje.
Ndërsa sa i përket faljes, kuptimi është:
– Që ta falësh atë që sillet e flet keq kundër teje, sepse kjo është një gjë madhështore.
– Të mos marrësh masa ndëshkuese kundër atij që të dëmton, por përkundrazi ta falësh.
– Shpesh lypësi mund të të ofendojë me ndonjë fjalë apo veprim të tijin, por falja dhe justifikimi ka shumë shpërblim.
Kështu fjalët e mira dhe falja e të tjerëve janë më të çmuara, sesa sadakaja e shoqëruar me mburrje.
Nga ajeti kuptojmë se: Sadakaja që nuk pasohet me të përmendur dhe me mburrje, është më e mirë se fjalët e mira dhe falja. Kjo tregon se sa e keqe është të përmendurit e sadakasë dhe mburrja me të.
(Sa’diu në tefsirin e tij)
#Shkëputje_librash_316