Kurani dhe Ramazani janë miqë dhe dashamirë të pandarë!
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Kurani dhe Ramazani janë miq dhe dashamirë të pandarë: “Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kurani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën).” (Bekare, 185)
I gjithë Kurani zbriti në Levhi Mahfudh në muajin Ramazan dhe pikërisht për këtë Muhamedi (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) së bashku me Xhibrilin bënin përsëritjen e Kuranit në këtë muaj.
Duke lexuar Kuranin, Fjalën e Allahut të Lartësuar, agjëruesi përjeton bereqetin dhe mirësitë e këtij Libri madhështor.
“(Ky është) një Libër (Kuran) gjithë bekime e mirësi, të cilin Ne ta kemi zbritur ty me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen në Vargjet e tij dhe që njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë.” (Sadë, 29)
“A nuk mendojnë thellë ata në Kuran, apo zemrat e tyre janë të kyçura (për ta kuptuar atë)?” (Muhamed, 24)
“A nuk mendojnë thellë për Kuranin? Po të kishte qenë ai prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, sigurisht që do të kishin gjetur në të mjaft kundërthënie e mospërputhje.” (Nisaë, 82)
“Është Ai i Cili të ka zbritur ty (O Muhammed) Librin (Kuranin). Në të ka Vargje plotësisht të qarta të cilat janë themelet e Librit (këto janë Vargjet e Ahkamit – urdhrat etj; të Faraidit – detyrat e detyrimet: Hududet – ligjet për ndëshkimet e vjedhësve, imoralëve etj); dhe të tjera jo krejt të qarta (për t’u kuptuar nga njerëzit). Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, në këtë mënyrë duke kërkuar Fitneh (mosbesim, sprovime, trazira, fatkeqësi etj) dhe duke kërkuar për kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta përveç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: “Ne besojmë në të, i tëri (Ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë.” Dhe nuk marrin mësim, veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë.” (Ali Imran, 7)
“Elif, Lam, Ra. Ky është një Libër, Vargjet e të cilit janë përsosur (në çdo fushë të dijes) dhe pastaj janë shpjeguar në imtësi nga Një (Allahu) i Cili është më i Urti Gjithëgjykues, i Mirënjohur (deri në imtësi për çdo gjë).’’ (Hud, 1)
“Ky është Libri (Kurani) mbi të cilin nuk ka asnjë dyshim, udhëheqje për El-Muttekunët (që janë njerëz të përkushtuar dhe besimtarë të drejtë të cilët i frikësohen shumë Allahut; të cilët përmbahen nga të gjitha llojet e gjynaheve dhe veprave të ulëta të cilat Ai i ka ndaluar dhe të cilët e duan shumë Allahun; të cilët veprojnë dhe zbatojnë të gjitha llojet e punëve të mira që Ai i ka urdhëruar; të përkushtuarit në Besimin e Pastër Islam në Një Zot të Vetëm).”(Bekare, 2)
“Është Ai i Cili të ka zbritur ty (O Muhammed) Librin (Kuranin) me të vërtetën, duke vërtetuar çfarë ka zbritur para tij. Dhe Ai ka zbritur edhe Teuratin dhe Inxhilin, Kohë më parë, si udhëheqje për njerëzimin. Dhe Ai zbriti edhe Kriterin (e gjykimit mes të mirës dhe të keqes – Kuranin).
Vërtet, ata që mohojnë Ajetet e Allahut, për ta ka ndëshkim të ashpër. Dhe Allahu është i Gjithëfuqishëm, Gjithëzotërues për shpagim.’’ (Ali Imran, 3-4)
“Edhe ky (Kurani) është Libër i Bekuar të cilin Ne e kemi zbritur, kështu që ndiqeni atë dhe kini frikë Allahun, me qëllim që të mëshiroheni (të shpëtoni nga dënimi i Xhehenemit).” (Enam, 155)
“Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun i Cili i ka dërguar robit të Tij (Muhamedit alejhi selam) Librin (Kuranin) dhe nuk ka sjellë e nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim.’’ (Kehf, 1)
Të nderuar agjërues!
Ejani të jetoni me Kuranin në muajin e Kuranit!.
Allahu im! Bëje Kuranin të dashur në zemrat tona!
Autor: Panorama e Ramazanit
Titulli: Ulvi Fejzullahu
Redaktor: Arian Koçi
Formati: A5
Faqe: 66
Botues: Botues Privat
Vendi: Bujanoc