BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirKur’ani, libri me udhëzimin më të mirë!

Kur’ani, libri me udhëzimin më të mirë!

Kur’ani, libri me udhëzimin më të mirë!

Veçori tjetër e Kur’anit është përmbajtja doktrinarë e tij. Mësimet e Kur’anit janë më të mirat, më të qëlluarat, më të dobishmet. Ja çfarë na mëson Allahu i Madhëruar:

﴿إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ﴾

“Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira…” [Isra, 9]

Komentuesit e Kur’anit kanë përmendur se “më e mira” e përmendur në ajet prefshin tërë atë që gjendet në Kur’an, pra të gjitha mësimet e tij janë absolutisht më të mira, sepse nuk ka gjë në këtë ejtë që na duhet e që Kur’ani nuk e ka përfshirë.

﴿مَّا فَرَّطْنَا فِي الكِتَابِ مِن شَيْءٍ﴾

“…Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë…” [En’amë: 38] [Shih edhe: Nahl: 89; Isra: 12; Merjem: 64.]

Sa për ilustrim:

– Kur’ani përmban konceptin më të mirë për besimin në Zot, i cili parashtrohet edhe në mënyrë logjike. P.sh. kur Zoti na mëson se nuk duhet të ketë më shumë se një Zot që qeveris me gjithësinë, na tregon se, logjikisht, prania e më shumë se një zoti, nuk mund të ndodhë sepse do të kishim dy krijues, dy urdhërues, dy ndalues, dy që japin jetë, dy që marrin jetë, gjëra këto që nuk paramendohet të ketë më shumë se një Zot, ndryshe, gjithçka do të shkatërrohej [Kur’ani: Enbija: 22].

– Kur’ani përmban konceptin më të mirë sa i përket balancimit ndërmjet shpirtërores dhe materiales, fesë dhe dynjasë. Besimtari urdhërohet të falet por edhe të punojë [Kur’ani: Kasas: 77; Xhumuah: 10], të jap për të tjerët por edhe ta ruajë pasurinë [Kur’ani: Isra: 29; Furkan: 67], të hajë e të argëtohet por jo të kalojë në nivele shthurje [Kur’ani: A’rafë: 31].

– Kur’ani përmban kodin më të mirë etik, i cili refuzon që besimtari të zbret në nivel të injorantëve [Kur’ani: Al Imran: 133-134; A’rafë: 199]. Përmbajtja e tij etike është ajo që Muhammedi a.s., e shpreh si mision të tij: “Unë jam dërguar për të përsosur vlerat morale.[Hadithin e shënojnë Ahmedi, Nesaiu dhe Buhariu në Edeb el-Mufred. Albani thotë se është hadith hasen]”

Burimi:

Hoxhë Sedat Islami

Tema:RAMAZANI, MUAJ I KUR’ANIT

Must Read