BallinaARTIKUJHadith dhe SunetLARGIMI NGA GJËRAT E DYSHIMTA

LARGIMI NGA GJËRAT E DYSHIMTA

LARGIMI NGA GJËRAT E DYSHIMTA

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Prej Ebu Muhamedit, Hasen ibnu Ali ibnu Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve) nipit të të Dërguarit të Allahut dhe kënaqësisë së tij është transmetuar se ka thënë:

Kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ka thënë: “Lëre atë për të cilën dyshon dhe ndiq atë për të cilën nuk dyshon.”

Transmetuesi i hadithit

Ai është sahabiu i madh Hasen ibnu Ali ibnu Ebi Talib El Hashimi El Kureshi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Lindi në Medine. Ka qenë i mençur, i urtë, e donte të mirën, orator, nga njerëzit me logjikë dhe zgjuarsi të madhe.

Ka qenë njeriu që i ngjante më tepër në fytyrë të Dërguarit të Allahut, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! Mori përsipër drejtimin e hilafetit e më pas u tërhoq. Vdiq në vitin 49 h.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Myslimani duhet që çështjet t’i ndërtojë mbi sigurinë dhe mbi tendencat e mendimit të tij. Ai duhet të ketë dije të sigurt për fenë në mënyrë që të mos bjerë në gjëra të dyshimta, sepse kështu bie në haram.

Ky hadith na udhëzon në detyrueshmërinë e shmangies nga çdo gjë lejimi i së cilës dyshohet dhe të punohet me atë për të cilën nuk dyshohet, me atë për të cilën zemra është e qetë dhe shpirti rehatohet.

Ndaj ruaju o mysliman nga rënia në atë që dyshon dhe nëse ke një çështje të paqartë pyet për të. Mos e vepro diçka derisa të mësosh se lejohet duke përmbushur urdhrin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Dobitë e hadithit

– Urdhërimi për shmangien nga çdo gjë e dyshimtë në çështjen e fesë dhe dynjasë dhe punimi me atë që është e qartë, e dukshme dhe në të cilën nuk ka fshehtësi.

– Ndalimi nga rënia në të dyshimtat.

Burimi:
Përktheu: Abdurrahman Ruka
Burimijetes.info

Must Read