Litari i fitores

Litari i fitores

Qëndron duke e harruar Atë, ndërsa Ai të përkujton për Të. Qëndron në botën e mëkateve, ndërsa Ai të zgjon nga ajo. Qëndron në mes të moçalit të ndotur, e Ai të pastron. Përfundon në fund të pusit, e Ai ta hedh litarin e Tij…

Të udhëzon, me dashuri e mbulon zemrën tënde, ose me frikë e dridh qëndrimin tënd, ose me sëmundje ta ul kryelartësinë, ose me ndonjë nevojë të përul, ose me varfëri i pakëson mbështetësit e tu, ose me zbrazëti e mundon shpirtin tënd.

Të kthen tek Ai në rrugë të ndriçuar, të bën prej atyre që e frekuentojnë xhaminë, pasi që ishe prej atyre që e shikonin nga larg, e nuk i prekte udhëzimi nga afër. I mëson duart tua si ta kapin mus’hafin, pasi e bojkotove për dy vite të plota rresht, pa e prekur. E lag gjuhën tënde me përmendjen e Tij, përderisa më herët ishte duke gumëzhuar me këngë të prishura!

Burimi:
Ali Ibn Xhabir el-Fejf
“Ai është Allahu – Rrugëtimi drejt qiellit të shtatë”

Must Read