Margaritar nga Jahja ibën Muadh (1/4)
1. Largësia e dynjasë tejkalohet me këmbë kurse largësia e Ahiretit tejkalohet me zemër.
2. O bir i Ademit, feja yte vazhdon të shqyhet përderisa zemra yte është lidhur me dashuri ndaj dynjasë.
3. Nuk ka ndokush që kapet pas dynjasë vetëmse do t’ia poshtrojë zemrën, dhe nuk kush që toleron që dynjaja ta sundojë atë vetëmse do të zhytet në detin e mëkateve.
4. Jahja ibën muadhi pa një ditë një njeri duke nxjerrë gurë në një vapë të madhe dhe duke kënduar, e tha: i gjorë është biri i Ademit, nxjerrja e gurëve është më e lehtë për të se sa lërja e mëkateve.
5. Një ditë pa një njeri duke puthur fëmijën e tij të vogël, dhe i tha: a e don atë? Ai i tha: po, ndërsa ky i tha: kjo është dashuria yte ndaj tij pasiqë e ke lindur, po si është dashuria e Allahut ndaj tij pasiqë e ka krijuar?
6. Mos u habit pse po të vonohet përgjigja nga Allahu, ngase rrugët e saj i ke mbyllur me mëkate.
7. Mos e kërko dijen me syfaqesi dhe mos e le atë nga turpi.
8. Thjesht vetëm mendimi për dynja të huton nga Zoti dhe feja yte, e si është gjendja nëse i qases asaj me gjithë gjymtyrët tuaja?
9. Njerëzit janë tre lloje:
– ai të cilin e preokupon Ahireti nga jeta e kësaj bote, ky lloj bën pjesë në gradën e njerëzve të mirë.
– ai të cilin e preokupon jeta e kësaj bote duke u përgatitur për Ahiret, ky është në gradën e fitimtarëve.
– dhe ai të cilin e preokupon jeta e kësaj bote nga Ahireti, dhe ky është në gradën e të humburve.
10. Dynjaja nuk ka vlerë te Allahu edhe pse është pronë e Tij, andaj nuk duhet të ketë vlerë te ti ngase nuk është pronë e ytja.
11. Sikur mos të kishte dhunti për njerëzit që njohin Allahun si duhet përveç këtyre dy dhuntive, do t’u mjaftonte:
– kurdo që kthehen te Allahu, Ai i mirëpret.
– dhe saher që dëshirojnë mund ta përmendin Atë.
12. Nuk do ta njohësh Allahun si duhet derisa të fshihesh nga krijesat.
13. Për atë që pendohet ka një gëzim i cili nuk krahasohet me asnjë gëzim tjetër dhe ai është: gëzimi i Allahut me pendimin e tij.
14. Ki mendim të mirë për njerëzit dhe mendim të keq për vetën. Kështu shpëton në të parën kurse shumëfishon punët e mira në të dytën.
Xheladin LEKA
Mekë, Arabi Saudite.