Mbi kuptimin e pendimit

TESTOJE PENDIMIN TËND

Istigfari (kërkimfalja) është diç ndërsa Teube (pendimi) është diç tjetër.
Istigfari është fjalë ndërsa Teube është veprim.
Istigfarin e zotëron besimtari dhe hipokriti ndërsa Teuben askush tjetër përveç besimtarit.
Istigfari është shpallje për kthim tek Allahu ndërsa Teube është përmirësim i raporteve ndërmjet teje dhe Allahut. Për këtë shkak, Allahu ka thënë: “Kërkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur.” (Hud, 90)
Çdo i penduari që nuk përcjell të keqen me të mirë dhe mëkatin me ibadet – adhurim, atëherë pendimi i tij është i zbehur dhe dyshohet në të. këtu qëndron sekreti pse të gjithë vepërmirë trasojnë rrugën e përcjelljes së të keqes me të mirë dhe mëkatit me adhurim. Umerin [Allahu qoftë i kënaqur me të!] e preokupoi një ditë kopshti nga namazi, kështu që e dha të tërin lëmoshë – sadaka. Kështu vepronte edhe i biri, Abdullahu, të cilit nëse i ikte ndonjë namaz me xhemat, atëherë nga ai moment e deri në namazin vijues falte vetëm namaz nafile- vullnetar.
E motra e Umer ibn Abdul Azizit vetëm pse i pati thënë një gruaje për një punë se “Lërma mua atë mëkat”, pati liruar dyzet robër.
Prej shenjave të pendimit të pranuar është që gjendja jote pas pendimit të jetë më e mirë se që ka qenë më parë. kjo nënkupton se ti duhet të veprosh sikur Omeri, i biri i tij, Abdullahu, sikur motra e Umer ibn Abdul Azizit, të cilët janë munduar të ndërtojnë atë që kanë rrënuar me gabimet e tyre. Gjithsesi, këtë duke qenë i motivuar nga fjalët e Allahut dhe të Dërguari të Tij: “…S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat…” (Hud, 114)
“Pasoje të keqen më të mirë, do ta shlyesh!” (hadith.)
Gëzimi yt shihet në fytyrën tënde nga thënia e këshilluesit të Shamit, Ahmed ibn Asim Antakiut: “Përmirësoje atë që ka mbetur, ta falë (Allahu) atë që ka kaluar!”
Gëzimi yt bëhet dhe më i madh kur lexon këtë rregull të përmendur nga Ibni Tejmije: “Mësimi nuk merret nga mangësia e fillimeve por nga përsosja e mbarimeve!”
Çfarë është pendimi i sinqertë?
Ka thënë Omer ibn Hattabi [Allahu qoftë i kënaqur me të!]: “Pendimi i sinqertë është që të pendohet nga mëkati dhe të mos i kthehet më atij ashtu siç qumështi nuk kthehet në gji.”
Ka thënë Hasan Basriu [Allahu e mëshiroftë!]: “Pendimi i sinqertë është që robi të ndiejë keqardhje për të kaluarën dhe të jetë i vendosur për të mos iu kthyer më atij mëkati.”
Ka thënë Kelbiu: “Kërkon falje me gjuhë, ndien keqardhje me zemër dhe përmbahet me trup.”
Ka thënë Seid ibn Musejjibi: “Pendimin e sinqertë e përbëjnë katër gjëra: kërkimfalje me gjuhë, abstenimi – braktisja (e mëkateve) me trup, vendosja me zemër për të mos iu kthyer mëkatit dhe braktisja e vëllezërve (shokëve) të këqij.”
Pas pendimit ke kujdes që të…?!
Ka thënë Jahja ibn Muadhi: “Një mëkat pas pendimi është më i keq se shtatëdhjetë para tij!”

Burimi: http://awda-dawa.com/Pages/Subjects/default.aspx?id=4626
Dr. Halid Ebu Shadi
Përshtati: Sedat Islami

Must Read