BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirMësime dhe porosi nga sureja el Fatiha!

Mësime dhe porosi nga sureja el Fatiha!

Mësime dhe porosi nga sureja el Fatiha!

Sureja el Fatiha na mëson;
1. Zoti është krijues, furnizues, sundues dhe i adhuruari i vetëm me meritë i të gjitha krijesave.
2. Të gjitha të mirat që i kemi, janë të gjitha nga Allahu.
3. Njeriu duhet vazhdimisht të jetë mirënjohes(falëmderues) ndaj Allahut.
4. Prej emrave të bukur të Zotit është edhe emri Allah.
5. Sipas disa ulemave emri më i madh i Zotit është emri Allah.
6. Emri Allah është prej emrave të vetëm që nuk është emëru apo cilësu me të dikush prej krijesave të Allahut.
7. Sureja el Fatiha është sureja e parë e Kuranit.
8. Përmban dashurinë, sepse Allahu është Begatuesi, ngase begatuesi duhet në bazë të begative që jep.
9. Përmban shpresën dhe frikën.
10. Muslimani duhet të ketë paralel shpresën dhe frikën.
11. Përmban teuhidin el uluhije(vetëm Ty të adhurojmë).
12. Përmban teuhidin err rrububije(vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë).
13. Allahu tregoi se njerëzit janë tre lloje:
a). Të begatuarit
b). Të hidhëruar me ta
c). Të humburit.
14. Kjo sure na mëson se Allahu nuk ka të meta, është i Përsosur në çdo gjë, emra, cilësi, etj.
15. Kjo sure na mëson njohjen e adhurimit dhe shtyllave të tij.
16. Kjo sure na mëson se imani është besim, fjalë dhe vepër.
17. Allahu hidhërohet me ata që kanë dije, por që nuk punojnë me dijen.
18. Allahu hidhërohet me ata që adhurojnë, por adhurimin e tyre e bëjnë pa dije dhe me devijim.
19. Allahu e begaton atë që ka dije dhe punon me të.
20. Adhurimi duhet të bëhet me dashuri ndaj Allahut, me shpresë dhe me frikë ndaj Tij.
21. Tevekuli(mbështetja) në Allahun është prej adhurimeve bazike të kësaj feje.
22. Litari më i fortë dhe gjëja më madhore që mund të bëjë njeriu është adhurimi dhe njësimi i Allahut në adhurim.
23. Lutja është prej adhurimeve bazike të Islamit.
24. Njeriu vazhdimisht duhet ta lusë Allahun që ta udhëzoj në rrugën e drejtë dhe t’ia mundësoj përfundimin e jetës me iman.
25. Rruga e vetme e pranuar tek Allahu është rruga e drejtë, e ajo është Islami(pasimi i Kuranit dhe Synetit).
26. Besimtari duhet të lakmojë të udhëzuarit d devotshëm e jo të devijuarit apo të shthururit.
27. Prej cilësive të Allahut është hidhërimi, se Ai hidhërohet me robërit(krijesat) e Tij.
28. Prej cilësive të Tij është se Ai është që Mëshiron shumë.
29. Prej cilësive të Tij është se Ai është që Falë shumë.
30. Prej emrave të Tij të bukur është Err Rrahman(Mëshirues).
31. Prej emrave të Tij të bukur është Err Rrahim(Mëshirëbërës).
32. Allahu pasurinë, jetëgjatësinë, bukurinë, ia jep kujtdo, por dritën e imanit besimit dhe devotshmërinë ia dhuron vetëm atij që do Ai.
33. Sunduesi suprem dhe i drejtë është vetëm Allahu.

Përgatiti:
Hoxhë Suad Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read