Mësimi i sjelljeve

 

Mësimi i sjelljeve

Është treguar se Ebu Bekër El-Matu’i ka thënë:

“Jam ulur në rrethin e Ebu Abdullah Ahmed ibën Hanbel për dymbëdhjetë vite derisa ai u lexonte Musnedin fëmijëve të tij, ndërsa unë, asnjëherë nuk shkrova asnjë hadith të vetëm, unë vetëm shikoja sjelljet, karakterin dhe etiketën e tij.”

Ibën Xheuzi, Menakib Ahmed, artikulli 210.

Rrëfen El-Hasan bin Isma’il, kam dëgjuar babin tim duke thënë:

“Do të mblidheshin në qarkun e Ahmedit pesë mijë njerëz ose më shumë; më pak se pesëqind do të shkruanin, dhe pjesa tjetër do të mësonin nga ai karakterin dhe sjelljet e mira.”

Po aty,

Është treguar se Sufjan eth-Theuri ka thënë:

“Një njeri i cili dëshironte që të shkruante hadithin, do të mësonte sjelljen dhe adhurimin për njëzet vite përpara se të fillonte.”

Ebu Nuajm, Hiljetu El-Eulija, 6:361.


Burimi: www.sayingsofthesalaf.net

www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read