Mirësia e Sadakasë!

 

Mirësia e Sadakasë!


Transmetohet nga Ebu Hurejre – radijaAllahu anhu! – se e ka dëgjuar Resulullahun – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! –  të thotë:

“(Na ishte njëherë) një njeri i cili tha: “Unë me të vërtetë do të jap lëmoshë!”

Andaj, ai doli jashtë me lëmoshën që dëshironte ta jepte, dhe e vendosi në dorën e një hajni.

Mëngjesin e ardhshëm njerëzit filluan të flisnin rreth asaj se çfarë kishte ndodhur, duke thënë:

“Mbrëmjen e kaluar lëmoshë i është dhënë një hajni!?”

Më pastaj, personi tha: “Të gjitha lavd-falënderimet janë për Ty o Allahu për (mundësinë e dhënë që t’i jap lëmoshë) një hajni.”

Pastaj, edhe një herë tjetër, ai tha: “Unë me të vërtetë do të jap lëmoshë!” dhe këtë herë e vendosi lëmoshën e tij tek një prostitutë.

Njerëzit filluan që të flasin mëngjesin e ardhshëm, duke thënë: “Mbrëmjen e kaluar lëmoshë i është dhënë një prostitute!?”

Pas së cilës, njeriu tha: “Të gjitha lavd-falënderimet janë për Ty o Allahu për (mundësinë e dhënë që ti jap lëmoshë) një prostitute.”

Dhe një herë të tretë, ai tha: “Unë me të vërtetë do të jap lëmoshë!” dhe ai e vendosi lëmoshën e tij në duart e një njeriu të pasur.

Mëngjesin e ardhshëm njerëzit filluan përsëri të flasin, dhe thanë: “Mbrëmjen e kaluar lëmoshë i është dhënë një njeriu të pasur!?”

Pastaj, njeriu tha: “Të gjitha lavd-falënderimet janë për Ty o Allahu për (mundësinë e dhënë që ti jap lëmoshë) një hajni, një prostitute dhe një njeriu të pasur.”

Pastaj, i është thënë atij:

”Sa i përket lëmoshës së dhënë një hajni, ndoshta kjo do ta ndalë atë nga vjedhja (d.m.th. t’i jap një shkas që të mos vjedh mëtutje) dhe sa i përket prostitutës, ndoshta kjo do ta ndaloj atë nga kryerja e marrëdhënieve të ndaluara seksuale kurse, sa i përket njeriut të pasur, ndoshta kjo do t’i shërbej si përkujtues për të dhe ta çojë atë që të shpenzoj nga ajo e cila i ka dhënë Allahu atij.”

[Sahih et-Tergib vëll. 1 fq. 113]

Morali i tregimit: Ky njeri edhe pse lëmoshën e kishte dhënë në errësirë, tek personat jo të duhur, megjithatë lëmosha e tij nuk i kishte shkuar huq.

 

Përshtati: M.M.

 

Burimi në anglisht: www.khalduun.com

 

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

 

 

Must Read