MIRËSITË E SALAVATEVE NDAJ MUHAMMEDIT ﷺ
1. Çfarë nënkuptojmë me salavat?
Salavatet ndaj Muhammedit ﷺ janë një nga ato veprat fetare të preferuara shumë. Është vepër me peshë në fe. All-llahu ka thënë:
“Vërtet, All-llahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”(el-Ahzab, 56)
Në këtë ajet shohim se urdhri për besimtarët për të rënë salavat mbi Muhammedin ﷺ ka ardhur pasi që më parë All-llahu i Madhëruar dhe melaiket e Tij kanë rënë salavat për të. Por, çfarë në të vërtetë nënkuptojnë këto salavate ndaj tij?
Salavati i All-llahut të Madhëruar: Lavdërimi i Muhammedit [alejhis salatu ves selam] tek melaiket. Është thënë edhe ndryshe se ka për qëllimin faljen –magfiretin. Por dijetarë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe Ibnul Kajjimi, mohojnë të ketë kuptim mëshirën.
Salavati i engjëjve dhe besimtarëve: lëvdimi, ngritja e pozitës, fjalët miradije për të, duaja e tyre për të. Ose ajo që All-llahu e ka bërë, lëvdimin, siç thotë Ibnul Kajjimi. Ai thotë se mund të ketë njërin prej dy kuptimeve:
Lëvdimi i Muhammedit [alejhis salatu ves selam], përmendja e tij për të mirë. Kjo nënkupton që ne ta lusim All-llahun ta lëvdojë Muhammedin [alejhis salatu ves selam].
Ndërsa selami, siç përmend Fejruz Abadi, e që është prej emrave të All-llahut, ka kuptimin : Mos u privofsh kurrë nga të mirat dhe begatitë dhe shpëtofsh gjithmonë nga të këqijat dhe të metat-ligat. Ka mundësi të ketë kuptimin edhe të ruajtjes, shpëtimi, nga gjërat e qortuara dhe kundërthënëse. Kur të thuash: All-llahumme sal-li ala Muhammed atëherë ajo që synon ta thuash është: O All-llahu im! Shkruaja Muhammedit, misionit, Ummetit dhe përmendjes së tij suksesin dhe ruajtjen nga çdo mangësi, kështu që thirrja e tij të rritet çdo ditë, Ummetit i tij të shtohen dhe përmendja e tij të lartësohet.
2. Mirësitë e salavateve
1. Urdhër i All-llahut të Madhëruar
“Vërtet, All-llahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”(el-Ahzab, 56)
2. Veprimi i një gjëje që e ka bërë All-llahu i Madhëruar dhe engjëjt e Tij
Kjo ka rëndësi të veçantë motivuese për besimtarin sepse ai po e bën për Profetin atë që e bëjnë edhe All-llahu, Krijuesi ynë, dhe engjëjt, krijesat që nuk mëkatojnë.
3. Kryerja e një pjese të obligimeve tona karshi Muhammedit ﷺ
4. Në pozitën më të afërt me Pejgamberin ﷺ
Dashuria nuk është vetëm deklarative, duhet të shprehet dhe me punë. Salavatet janë një imazh, jo i aspektit deklarativ, ani pse shprehen me gojë, por i atij konkret. Atë që e do, e përmend. ‘Koprrac është ai që më përmend emri në prani të tij ndërsa nuk më çon salavat.’ –thoshte Muhammedi ﷺ.
5. Lutja i shkon/përcillet atij
6. Shenjë respekti për atë që ka bërë për ne
7. Shpërblimi i dhjetëfishuar
‘Kush më çon një salavat, All-llahu do t’i çojë atij dhjetë salavate!’ (Muslimi)
Kanë thënë se në kuadër të shpërblimit hyjnë:
1) Shtimi i dhjetë të mirave
2) Shlyerja e dhjetë të këqijave, dhe
3) Ngritja në dhjetë pozita
8. Engjëjt kërkojnë falje për të
9. Përmban dhikr dhe falënderim për All-llahun
10. Përmendësh me emër e mbiemër tek Pejgamberi ﷺ
11. Fitohet ndërmjetësimi i Profetit ﷺ në Ditën e Kiametit
12. Është një lloj sadakaje për ata që nuk kanë mundësi materiale
13. Pastrim shpirtëror
14. Mexhliset kanë bereqet
15. Shkak për largimin e varfërisë
16. Për bereqetin në ligjërime
17. Përfitimin e mëshirës
18. Shkak për vazhdimin me dashuri ndaj Pejgamberit ﷺ
19. Shkak për udhëzimin e njeriut
20. Shkak për përgëzimin me Xhennet
21. Shkak për ruajtje nga trishtimi i ditës së Kiametit
22. Përforcimi në Sirat