BallinaPraktikaMorali dhe EdukataMIRËSJELLJA – KY MORAL MAGJIK

MIRËSJELLJA – KY MORAL MAGJIK

MIRËSJELLJA – KY MORAL MAGJIK

Të bësh të tjerët të lumtur është një moral për të cilin Islami porosit shumë. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Prej veprës më të mirë është ta bësh besimtarin të gëzuar: (dhe këtë që) t’ia paguash ndonjë borxh, t’ia kryesh ndonjë nevojë apo t’ia largosh ndonjë brengë.” (Albani në Sahihul xhamii, nr. 5897, e vlerëson autentik.)
Hadithe me këtë tematikë ka shumë, por e veçanta e tyre është ajo që fshihet ndërmjet rreshtave të tyre. Të bësh të lumtur tjetrin, d.t.th. që ti të jesh edhe më i lumtur se ai. Lumturia, mirëqenia, harmonia, nuk arrihen ndryshe vetëm se duke iu bërë mirë të tjerëve. Dhe këtu nuk është për qëllim vetëm lumturia personale, siç aludojnë disa hulumtues, të cilët thonë se ndihmesa materiale për të tjerët bën që njeriu të mos lidhet për pasurisë së tij emocionalisht dhe kjo ndikon në një zhvillim të tij të brendshëm të qetë, shpirtëror dhe fizik. Për këtë edhe ka thënë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]: “…dhe lëmosha – sadakaja është argument…” (Muslimi.)
Sadakaja është argument i besimit se pasuria është vetëm në dorën e besimtarit dhe jo në zemrën e tij, për këtë edhe nuk mund ta devijojë atë.
Por, ajo që është e veçantë se me ndihmën kushtuar të tjerëve arrihet një mirëqenie e përgjithshme, një lumturi shoqërore, një e mirë e përgjithshme, nga e cila i pari përfiton dhuruesi. Këtë do të doja ta ilustroj me rastin e një bujku, i cili fitonte pothuajse çdo vit çmimin për rendimentet më të mira. Gjatë intervistës gazetarët zbuluan se ai shkëmbente farërat e tij me fqinjët. A ua jep farën e mirë ndërsa ata janë në garë me ty për rendimentet më të mira?! –e pyetën me habi. Po -u përgjigj dhe shtoi- a nuk e di se erërat bartin polenin e farërave nga ara në arë, kështu që nëse fqinjët e mi mbjellin farëra të cilësisë së dobët, pasojat do t’i vuaj edhe unë, ndryshe më duhet t’iu jap nga farërat e mira që të kem rendimente të larta. (Meuid mea-l-hajat. Dr. Halid ibn Salih el-Munif. f. 75.)
Mos harro, i pari që përfiton nga lumturia e të tjerëve je ti.
Të jesh i lumtur, d.t.th. të bësh dhe të tjerët të lumtur, ngase, në vend që të mendojnë keq, mendojnë mirë për t, në vend që të të xhelozojnë, të kanë simpati, në vend se të të dëmtojnë, të bëjnë mirë. Kështu rrëmbehen zemrat dhe kështu arrihet lumturia individuale dhe shoqërore.

Burimi:
sedatislami.com
Hoxhë Sedat Islami

Must Read