BallinaARTIKUJHadith dhe SunetMODESTIA ËSHTË PJESË E BESIMIT

MODESTIA ËSHTË PJESË E BESIMIT

MODESTIA ËSHTË PJESË E BESIMIT

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

E gjithë kjo lidhet me autoritetin e Ebu Musab el Bedrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili ka thënë se i dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Një nga paralajmërimet e mëparshme të profetëve, të cilën ia kanë përcjellë popullit të tyre është: ‘Nëse nuk ke turp, vepro çfarë të duash!’” Transmetoi Buhariu.

Shpjegimi i hadithit

Thënia e të dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “…Nëse nuk ke turp, vepro çfarë të duash!” është në formën urdhërore dhe mund të ketë disa kuptime:

E para është në formë kërcënimi dhe një kundërshtim ndaj atyre që përfshihen në sjellje të papërshtatshme. Njerëz të tillë nuk kanë turp para Allahut të Lartësuar, pavarësisht nga drejtimi që ato marrin kjo nuk do të sillte asnjë ndryshim për ta, ndaj në këtë rast duket sikur hadithi sjell mesazhin: “Nëse ju nuk ndjeni ndonjë turp për veprimet e ndaluara që bëni, atëherë veproni sipas dëshirës…”

Modestia është cilësi që parandalon sjelljet jomodeste dhe mungesën e shkaqeve që shton distancën dhe indiferentizmin e besimit tek vetë Allahu i Lartësuar.

E dyta ka të bëjë me të ligjshmen. Nëse dikush vepron në një formë të jashtëligjshme dhe nuk ka turp para Allahut, atëherë ai është i lirë të bëjë çdo gjë. Por nëse kemi turp, s’duhet ta bëjmë. Hadithi tregon një masë me anë të së cilës ne mund të vlerësojmë veprat tona, personalisht dhe publikisht.

Shpjegimi i parë ka të bëjë me mungesën e ndërgjegjes kundrejt Allahut dhe i dyti ka të bëjë më të qenët i vetëdijshëm për Allahun që Ai të sheh.

I pari flet për një nefs të shfrenuar, ndërsa tjetri nënkupton respektimin e duhur për detyrat ndaj tij.

Modestia është dy llojesh

Ajo mund të jetë e natyrshme ose e përftuar. Modesti e natyrshme do të thotë që personi nuk ka nevojë të përpiqet, ndërsa modestia e përftuar është cilësi e atyre personave që zotërojnë dije për Allahun, për madhështinë, fuqinë dhe mbikëqyrjen e Tij ndaj tyre.

Çështje në lidhje me modestinë

Modestia është një nga atributet më të ndershme dhe një virtyt i lartë që gjendet në çdo ligj të zbritur në çdo profet.

Është një nga karakteristikat më të përkryera dhe më të dëshiruara nga çdokush dhe një gjendje e shkëlqyer.

Modestia vetëm të mira i sjell robit dhe është një shenjë besimi.

Ndrojtja dhe turpi janë e kundërta e paturpësisë.

Modestia është element i fesë, ndërsa paturpësia s’ka asnjë lidhje me të.

Ajo stolis natyrën dhe personalitetin e çdokujt dhe tregon se ky person është i kulturuar dhe i pastër.

Paturpësia, në anën tjetër, tregon mungesë virtytesh të një personi, mungesë ndershmërie dhe mungesë kulture.

Ne jemi të obliguar ta ruajmë vetveten tonë nga veprimet në mënyrë të paturpshme.

Ne kurrë s’duhet t’i ngatërrojmë turpin me frikën; në Islam këto nuk janë sinonime.

Modestia është virtyt bazë dhe fryt i saj është dëlirësia.

Nuk ka modesti kur vjen puna për t’u mësuar të tjerëve ligjin Islam dhe për kërkimin e së vërtetës.

Përktheu: Erion Sulo

Burimijetes.info

Must Read