“Moment historik” i Kosovës
Dr. Shefqet Krasniqi
Në fund të Ramazanit dhe në prag të Bajramit Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë ku ndër tjera kishte në rend dite edhe ligjin për arsimin parauniversitar, ku mes tjerash u diskutua për futjen e lëndës fetare nëpër shkolla publike e cila nuk u miratua. Një gjë të tillë Burim Ramadani deputet i AAK-ës e quan “moment historik” për Kosovën. Çka do të thotë se lufta kundër islamit dhe mos lejimi i depërtimit të tij nëpër shkolla tona, pastaj moj lejimi i bartjes së shamisë është një moment historikë për Kosovën, është diçka shumë e madhe. Dhe për këtë ai kritikon të gjithë ata deputet që nuk ishin prezent fare, apo ishin prezent por e lëshuan parlamentin. Pse nuk morën pjesë në këtë moment historik. Po i nderuar Burim vërtetë është moment historik dhe atë jo vetëm për ty, por edhe për Ardian Gjinin, i cili nuk la të zezë pa thanë për islamin, i cili nuk kursej ti fyej mbi pesë milion shqiptarë musliman. Është moment historik edhe për Alma Lamën e cila deklaroi për një gazetë ditore se miratimi i atij amendamenti “do të ishte budallëku më i madh të cilin shqiptarët nuk e kanë bërë as 100 vjet e fundit”. Është moment historik edhe për Flora Brovinën, Edita Tahirin , Teuta Sahatqia, Ram Vataj dhe shumë të tjerë. Po Burim dhe ju të tjerët, edhe unë po them vërtet se është “moment historik”. Do të t’ju mbaj mend historia hiq mos keni dert, nuk do ju harroi. Gjatë do të përmendeni, sa të jeni gjallë por edhe pas vdekjes suaj. Nuk je ti i pari që po e numëron moment historik luftën kundër islamit, e kanë numëruar edhe komunistat e viteve 45, edhe ata të 51 dhe shumë të tjerë. Bindu se edhe ata kanë qenë shumë krenar për punën që patën bërë, por nuk ju zgjati shumë ajo krenari. Edhe juve nuk do ju zgjat shumë, edhe ju do të pendoheni, vetëm se atëherë do ju bëhet vonë.
Sipas mendimit tim, nuk ka qenë e rënd mos miratimi i atij amendamenti në parlament, ngase i njoh unë intelektualët tanë sa te painformuar janë rreth Islamit, ata nuk e njohin këtë Islam, nuk e njohin madhështinë e tij. Pastaj shumica e tyre janë edukuar në frymën ateiste. Për atë arsye asnjë fakt apo argument nuk ishin në gjendje ta sjellin pse është e dëmshme edukata fetare. Ndërsa ne mund të sjellim me dhjetëra fakte e argumente për rëndësinë dhe dobitë e futjes së lëndës së edukatës fetare nëpër shkolla. E njeriut kur nuk dinë nuk duhet me ja pa për të madhe. Por fyerja e tyre në mënyrë më të vrazhdë Islamin dhe myslimanët të cilët ua kanë dhënë votat, ka qenë një gjë shokuese për të gjithë muslimanët e kombit shqiptar kudo që janë, nga Prishtina e deri në Australi dhe Zelandë të re e deri në Kanada. Ata kanë shkelur rëndë mbi parimet e respektit të identitetit tonë fetar që e kemi trashëguar qe 500 vite. Ata kanë fyer gjithë këtë komb, sepse vlerat e kombit i ka ruajtur dhe kultivuar feja më shumë se çdo kush tjetër. Ata kanë fyer e nënçmuar të gjithë elektoratin nga të cilët i kanë marr votat. Dhe këtë fyerje ua kanë bërë mu në natën e bajramit, ku në vend se ti përgëzojnë myslimanët me urime për agjërimin një muaji të plotë dhe t’ua urojnë festën e fitër bajramit, ata ua dhanë këtij populli një lugë helm.
Ata kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të kombit të cilët kanë dhënë jetën për këtë vend, kanë dhënë jetën për këtë liri. E liria nuk është vetëm të flasësh shqip, e të shkruash shqip. Por liria është gjithëpërfshirëse e të gjitha segmenteve të jetës së njeriut, liri politike, liri ekonomike, liri e arsimit, liri fetare etj . Ky ishte synimi dhe qëllimi i komandantit legjendar Adem Jasharit, pastaj vëllait të tij Hamzes e prindërve të tyre, amanet i Tahir Pajazitit dhe dëshmorëve tjerë që ranë për këtë liri. Ky ishte amaneti dhe synimi i Tahir Mehës, Mulla Idriz gjilanit, Haxhi Zekës, Shaban Palluzhës e kështu me radhë deri tek Islmaij Qemajli, Isa Boletini e Imer Prizereni, Hasan Prishtina dhe shumë e shumë të tjerë të cilët sakrifikuan jetën e tyre për një liri të plot, e jo për shkelje të drejtave dhe diskriminim.
Mendoj se ata deputet që votuan kundër kanë humbur legjitimitetin e tyre si përfaqësues të popullit. Ata do të rrinë edhe pak në ato “karrika”, por populli do ti ndëshkoi. Ata më shumë se që ja kanë bërë veti askujt nuk ja kanë bërë. E në anën tjetër edukata fetare do të hyjë, mos sot nesër, pasnesër, nuk ka ku të shkoi. Populli ynë për çdo ditë e më shumë po vetëdijesohet se pa fe nuk ka as shtet e as atdhe, andaj ata me të madhe po e përqafojnë këtë Islam, po e praktikojnë dhe po e përhapim kudo që janë. Kjo shoqëri nuk ka nga t’ia mbaj jashtë Islamit. Ata që mendojnë ndryshe le të presin, se koha do ta dëshmoj këtë që po e them.
Këtu vlen të cekët edhe një gjë, se rol të veçantë në këtë vendim të parlamentit të Kosovës ka luajtur edhe Ipeshkvia e Kosovës e cila në prag të futej së atij amandamenti në kuvend për tu votuar për edukimin fetar, dolën me një deklaratë për shtyp se ata janë kundër futjes së edukatës fetare nëpër shkolla laike, duke e cilësuar si të ngutshëm një vendim të tillë dhe me pasoja për kombin. Dhe jo vetëm kaq, por ata ua bënë një kërkesë të gjithë deputetvë që mos ta votojnë lëndën fetare. Ne fillimisht kemi menduar se ata do të jenë krah i jonë përball laikëve me ide ateiste të cilët kundërshtojnë çdo fe dhe çdo besim, por na doli e kundërta, ata dolën kundër nesh.
Mendoj se ata me këtë deklaratë kanë dal jo vetëm kundër myslimanëve të cilët gjithherë janë sjell shumë mirë ndaj tyre, duke i respektuar në maksimum, por kanë dal edhe kundër kombit, mu atëherë kur pretendojnë se një edukat e tillë mundë të sjellë pasoja për kombin. Nëse edukata fetare sjell pasoja për kombin, atëherë ajo edukatë sjell pasoje dhe dëmë edhe nëpër xhamia, ngase është e njëjta edukatë , nga i njëjti burim, bile edhe nga të njëjtin mësues. E enjejta gjë vlenë edhe për edukatën fetare të krishtere. Pra nëse ne nuk guxojmë tua mësojmë fëmijëve tanë fenë nëpër shkolla, për shkak të dëmit të mundshëm, atëherë nuk guxojmë tua mësojmë atë fe as nëpër xhamia, e as nëpër kisha. Dhe si rezultat i kësaj feja dhe mësimet e saja na qenkan të dëmshme , andaj duhet ndaluar tërësisht mësimin fetarë dhe fenë, duhet mbyllur kishat e xhamiat dhe duhet rikthyer sistemit enverist, ngase ai e paska pasur mirë.
Ata me këtë deklaratë kanë, ngase kanë dal kundër vet parimeve të fesë krishtere, respektivisht asaj katolike e cila në esencë thërret në mësimin e fesë, gjegjësisht edukimin fetar, sepse edhe feja katolike synon që njeriun ta lidh me Krijuesin. E si mundë të arrihet kjo kur ju mohohet nxënësve kontakti me fenë dhe klerikët fetar?!
Kisha katolike me këtë deklaratë ka dal kundër vet Vatikanit, apo të ashtu quajturës “Seli e shenjët”. Ngase Vatikani ka pasur mjaft ndikim të madh tek një numër i qeverive evropiane në futjen e lëndes fetare nëpër shkolla, apo lidhjes së njeriu me Zotin. Ashtu siç ka pasur ndikim edhe në çështje tjera të rëndësishme, siç është ndalimi i abortit, pastaj martesa e të njëjtës gjini etj. E ne nuk kemi kërkuar të futet vetëm edukata fetare islame por edhe ajo e krishtere për të krishterët. Që secili ta mëson fenë e vetë, por ta njeh edhe fenë e tjetrit.
Kisha katolike me këtë deklaratë ka dal kundër vet kombit , sepse ajo e di fort mirë se edukata fetare është ajo që e ndalon , apo e largon të riun nga dukuritë negative, e të cilat mjerisht na i kanë përfshi shkollat tona. Kisha e di fort mirë se me asgjë nuk mundë të luftohen atu dukuri, apo së paku të minimizohen më shumë sesa me një edukatë të mirfillt fetare . e ai që nuk e përkrah luftimin e dukurive negative, ai defakto ka punuar kundër rinisë së kombit të tij. Andaj ai është edhe kundër kombit dhe kundër shtetit.
Një lugë helm tjetër për këtë bajram na dha edhe kryetari i komunës së Prishtinës i cili në vend se ta ndaj një truall për një xhami të madhe në qendër të qytetit, ai shkoi edhe na caktoi në skaj të qytetit dhe atë, na u kërcënua se nëse nuk e doni këtë truall, ne do ju japim një tjetër në Prishtinën e re. Me fjalë tjera: apo e merrni këtë truall, apo ju largova krejt prej Prishtinës. Tamam si në kohën komuniste, ku i pari flet e tjerët nuk kanë të drejt të kundërshtojnë. Qe dhjet vite e më shumë jemi duke kërkuar një truall për një xhami të madhe në qendër të qytetit, e në fund na dëshpëroi të gjithëve, na helmoi për këtë bajram. Nuk pat vend për Xhami, sepse po u dashka të zhvendoset një çerdhe e fëmijëve. Ndërsa për katedrale u lejua të prishet shkolla më e njohur dhe më e vjetër në tërë qytetin tonë. Isa e di fort mirë se ai lokacion i propozuar për xhami në asnjë mënyrë nuk i plotëson nevojat e qytetarëve sepse është gjysmë ore larg qendrës së qytetit. Ai lokacion është i shkëlqyeshëm për dy lagjet që janë atje, Ulpianën dhe Dardaninë, por jo edhe për qendër. Bile ky Shkoi edhe më larg kur një ditë dit tha: “nëse duan xhami në qendër të Prishtinës le ta blejnë Hotel Grandin nëse duan, do tu lëshoj leje ndërtimi”.
Edhe këtij do ja mbaj mend historia sikur Burimit me shokë, hiq mos të ketë dert. Ja mbajn mendë njerëzit në tokë, ja mbajnë mend edhe melaqet lartë në qiell. Sido qoftë dy të ithëta na i dhanë paria jonë për këtë bajram. E nuk e dimë se çka do na japin për bajramet tjera. Allahu i drejtoftë këta njerëz, i udhëzoftë, e nga sherri i tyre na mbrojtë. Amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.
Dr. Shefqet Krasniqi