BallinaARTIKUJHadith dhe SunetMos e nënvlerëso asnjë punë të mirë

Mos e nënvlerëso asnjë punë të mirë

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Prej Ebu Dherit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, është transmetuar se ka thënë: “I Dërguari i Allahut paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të ka thënë: ‘Mos nënvleftëso nga e mira asgjë, madje edhe nëse takon vëllanë tënd me fytyrë të qeshur’.”

Transmetuesi i hadithit

Ai është sahabi i madh Ebu Dherr el Gifari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, prej sahabëve të devotshëm dhe muhaxhirëve. E pranoi Islamin që herët. Emigroi vonë, ndaj dhe nuk mori pjesë në Bedër. Ngjarjet dhe virtytet e tij janë të shumta. Vdiq në vitin 32 h në hilafetin e Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

Kuptimi i përgjithshëm

Ky hadith na orienton se myslimani nuk duhet ta neglizhojë atë gjë veprimi i së cilës në fe është i mirë dhe që njeriu t’i takojë vëllezërit e tij me gëzim, hare dhe buzëqeshje, sepse njerëzit e nënvleftësojnë këtë punë dhe nuk ia dinë pasojën. Takimi me vëllezërit në këtë mënyrë i bën ata të ndiejnë dashuri dhe gëzim dhe pamja e jashtme e njeriut është pasqyrim i botës së brendshme të tij.

Dobitë e hadithit

– Mosnënvleftësimi i së mirës edhe nëse është gjë e pakët.

– Nxitja për përdorimin e butësisë dhe buzëqeshjes me shokët.

– Nxitja në atë që forcon lidhjet e vëllazërisë islame.

Burimi:
Përktheu: Abdurrahman Ruka
Burimijetes.info

Must Read