➡️ Mos harro se çfarëdo që të bësh, e ke për vete, mirë apo keq, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar:
” مَّنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَسَآءَ فَعَلَيۡهَاۗ وَمَا رَبُّكَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ”
“Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.” (Fusilet: 46)
➡️ Vepro çfar të duash, punë të përsosur apo shkel e shko, e ke për vete, ngase një ditë do të japësh llogari për gjithçka që ke punuar.
Allahu i Madhëruar thotë:
” تُقَدِّمُوا لِأَنفُسِكُم مِّنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِندَ اللَّهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ”
“….Çfarëdo të mire që të bëni për veten tuaj, do ta gjeni tekbAllahu. Në të vërtetë, Ai sheh mirë gjithçka që bëni.” (Bekare: 110)
➡️Përsosmërinë në punë e do shumë Allahu i Madhëruar.
Njeriu duhet të përpiqet ta bëjë punën sa më mirë që është e mundur, t’ia japi hakun ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut-alejhi salatu ue selam-
“إن الله يحب إذا عمل أحدكم عملا أن يتقنه”
” Vërtet Allahu i Madhëruar do që kur dikush nga ju punon ndonjë punë, ta punojë mirë(përpiktë).” (Albani në Silsile Sahiha)
➡️ Kur të punosh diçka, jepja hakun, punoje sa më mirë që është e mundur, mundohu që të jesh sa më i përpiktë…
➡️Nga hadithi kuptohet se nëpërmjet kryerjes së punës me nder dhe përpikmëri fiton edhe dashurinë e Allahut, sepse Pejgamberi -alejhi selam- po thotë që Allahu e do atë njeri që punon mire dhe me përpikmëri.
➡️Me kryerjen e punes me nder dhe përpikmëri fiton edhe dashurinë e njerëzve, sepse njerëzit nga natyra e tyre e duan puntorin e mire dhe të përpiktë.
https://telegram.me/Mesofenetende