Shejh Ali Tantaui -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
“Nëse shikoni ndokënd që harron mirësitë e nënës së tij, apo sillet keq me të, qoftë edhe me fjalën ‘uf’ mos kini siguri tek ai dhe as mos kini besim tek ai, sepse ai nuk ja diti nënës së tij e cili sakrifikoi për ty.
Nëse ai harron mirësitë e nënës së tij, përpjekjet dhe sakrificën e saj, a mendoni se ai do të kujtojë mirësitë tuaja dhe do ta mbrojë shoqërinë tua?!
Është sëmurur njëri prej tabi’inëve dhe kur nëna e tij e ka vizituar, është çuar në këmbë dhe ka vepruar sikur nuk ka ndodhur asgjë, por kur është larguar nëna e tij i ka rënë të fikët. Më pas është pyetur për atë që veproi dhe ka thënë: ” “Vuajtjet e fëmijëve i mundojnë shumë zemrat e nënave.”
Ndoshta prindërit e tu nuk të janë përgjigjur për çfarë ke dëshiruar, por të jesh i sigurt se ata të kanë dhënë cdo gjë që kanë poseduar.
“O Zoti ynë! Mëshiroi prindërit tanë ashtu sic janë kujdesur ata për ne kur ishim të vegjël!”
/Mesofenetende