AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.” (Kurani, 63:9)
THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Kur njeriu bie në gjumë, shejtani ia lidh në kokë tri nyja dhe i thotë: ‘Fli, ngase ke natë të gjatë përpara!’ Nëse ngrihet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë; nëse merr avdes, i zgjidhet tjetra; nëse ngrihet dhe e fal namazin, i zgjidhen të gjitha nyjat dhe bëhet aktiv e shpirtdëlirë. Në të kundërtën, bëhet shpirtlig dhe përtac.” [E SHËNOJNË BUHARIU DHE MUSLIMI.]
DILEMË
Jam i zënë, nuk kam kohë për namaz (!)
Namazi i detyrueshëm nuk të merr kohë më shumë se pesë minuta. Për t’i falur pesë kohët të nevojiten vetëm 30 minuta brenda 24 orësh. Pyete veten se sa orë i harxhon në gjëra të kota…! Vallë, nuk mundke të ndash një gjysmë ore për Krijuesin tënd?!
KËSHILLË
Mos lejo që familja a pasuria që ta ka dhënë Allahu të bëhen shkak që të largohesh nga namazi! Kundrejt asnjë çmimi mos e lejo veten të bëhesh i përhumbur.
Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli