BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiMOS TA HARROJMË ALLAHUN

MOS TA HARROJMË ALLAHUN

MOS TA HARROJMË ALLAHUN

Jetojmë në një kohë kur njerëzit kanë shumë angazhime dhe preokupime, ata interesohen për çdo gjë që u sjell atyreve mirësi në dynja, mirëpo shumë pak janë ata që interesohen për gjërat që u sjellin mirësinë në ahiret, ditën kur do të takohen me Zotin e vet.

Preokupimet, brengat dhe interesimet për çështjet e kësaj dynjaje i kanë angazhuar njerëzit përtej mase dhe ata nuk gjejnë kohë e as rast për ta kujtuar dhe përmendur All-llahun, subhanehu ve teala.

Madje nëse dikujt prej tyre dikush dëshiron tua përkujton All-llahun dhe fenë e Tij, atyreve kjo gjë u pengon dhe i ç’rehaton!

Ne kujdesemi për shkollim, punë, shtëpi, veshmbathje, ushqim, pushime, dhurata, mirëpo shumë pak na kujtohet se të gjtiha këto të mira na kanë ardhur nga All-llahu, azze ve xhel-le!

Ne gëzojmë shëndet, familje, fëmijë, pasuri, komoditet, mirëpo aspak nuk na shkon mendja se tërë këto janë dhunti nga All-llahu, tebareke ve teala!

Shikoni çfarë lëvizjesh dhe angazhimesh bëjmë kur dëshirojmë të regjistrohemi në shkollë, kur planifikojmë të dalim në gyrbet, kur fillojmë të ndërtojmë shtëpinë, kur bëjmë dasmën, kur dëshirojmë të realizojmë ndonjë projekt, mirëpo, a thua vallë, kemi parashtruar pyetjen: a mund të bëhen këto gjëra nëse nuk do të kishte dashur All-llahu?!

Këto pyetje dhe të ngjashmet me to na detyrojnë të flasim për këtë temë:

“Mos ta harrojmë All-llahun”

All-llah!

Sa fjalë e këndshme e sa emër i bukur!

Fjalë e ëmbël në shqiptim, e këndshme në dëgjim, e dashur në zemër, e afërt për shpirtin, gjendet në ndërgjegje, e gdhendur në zemër, e përzier me gjakun!

Me këtë emër fillojmë, Atij i mbështetemi dhe tek Ai strehohemi!

A ka kush meriton lavdërimin më shumë se All-llahu!

Pse All-llahu krijoi njeriun, i dha gjuhën dhe dijen? Për të lavdëruar All-llahun, për të madhëruar Atë dhe për ta përmendur Atë!

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

اللَّهُ نُورُ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ مَثَلُ نُورِهِ كَمِشْكَاةٍ فِيهَا مِصْبَاحٌ الْمِصْبَاحُ فِي زُجَاجَةٍ الزُّجَاجَةُ كَأَنَّهَا كَوْكَبٌ دُرِّيٌّ يُوقَدُ مِنْ شَجَرَةٍ مُبَارَكَةٍ زَيْتُونِةٍ لا شَرْقِيَّةٍ وَلا غَرْبِيَّةٍ يَكَادُ زَيْتُهَا يُضِيءُ وَلَوْ لَمْ تَمْسَسْهُ نَارٌ نُورٌ عَلَى نُورٍ يَهْدِي اللَّهُ لِنُورِهِ مَنْ يَشَاءُ وَيَضْرِبُ اللَّهُ الأَمْثَالَ لِلنَّاسِ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ (35)

“All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët (كَمِشْكَاةٍ). Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë”. (En-Nur: 35).

All-llahu, i cili:

رَبَّ الْعَالَمِينَ (77) الَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهْدِينِ (78) وَالَّذِي هُوَ يُطْعِمُنِي وَيَسْقِينِ (79) وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ (80) وَالَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحْيِينِ (81) وَالَّذِي أَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ (82) رَبِّ هَبْ لِي حُكْماً وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ (83) وَاجْعَلْ لِي لِسَانَ صِدْقٍ فِي الآخِرِينَ (84) وَاجْعَلْنِي مِنْ وَرَثَةِ جَنَّةِ النَّعِيمِ (85)

“…Zoti i botëve.

Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.

Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.

Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,

Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,

Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.

Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!

Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,

Më bën prej trashëguesve të xhenetit të begatshëm”. (Esh-Shuara: 78- 85).

Must Read