BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeMuaji i Ramazanit për shumë njerëz është muaj i ngrënies, pijes dhe...

Muaji i Ramazanit për shumë njerëz është muaj i ngrënies, pijes dhe i ndejave gjatë natës

Muaji i Ramazanit për shumë njerëz është muaj i ngrënies, pijes dhe i ndejave gjatë natës

 Muaji i Ramazanit për shumë njerëz është shndërruar në muaj të ngrënies, pijes dhe ndejave të natës … cila është këshilla e juaj për këtë?

Përgjigja: Ai që vepron kështu gabon ngase muaji i Ramazanit është muaji i adhurimit e prej shkaqeve të cilat e kanë bërë muaj të adhurimit dhe dritës: Se në të shumëfishohen veprat e mira, në të është obliguar agjërimi dhe Kijami, si dhe në të nxiten njerëzit të lexojnë Kuranin Fisnik, të përmendin Allahun dhe të luten e këto shkaqe janë shkak për t’u liruar prej zjarrit.

 Ndërsa ata që e marrin muajin e Ramazanit si rast për ngrënie dhe pije të shumtë nuk e kanë kuptuar dhe respektuar këtë muaj si duhet. E vërtetë është se kur të vjen Ramazani njerëzit fillojnë të blejnë me të madhe lloje të ndryshme të mishrave, ushqimit, perimeve dhe pemëve e kur të vjen Iftari i gjen se i kanë mbledhur tëra këto në sofra dhe ngrënë shumë gjatë gjithë natës e këta e shndërrojnë muajin e Ramazanit në muaj të epsheve, muaj të ngrënies dhe kjo është e kundërta e asaj për të cilën është lënë dhe është obliguar.

 Selefi Allahu i mëshiroftë kanë bërë iftar me disa kafshata bukë dhe është vërtetuar se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Kur bënte iftar, bënte iftar me disa hurma të pakta (rutab), e nëse nuk gjente bënte iftar me disa hurma, e nëse nuk gjente atëherë me disa hurthe uji.” d.m.th. disa gllënjka uji e pastaj dilte për namaz.

 Ndërsa ushqimi pas kësaj ishte i pakët sikurse dy të zezat – hurmat dhe uji dhe kjo është që ndikon, ngase sa më tepër që të ndikon agjërimi në agjëruesin me uri dhe etj kjo e zbut zemrën e tij më tepër dhe e bën që t’i pranohet lutja më tepër.

 Ne e këshillojmë myslimanit që mos ta bën muajin e Ramazanit muaj të epsheve dhe le të përkufizohet në atë që ia largon urinë e tij në mënyrë që të mos lë anash punët të cilat i kryen.

Për ngrënien e shumtë janë transmetuar disa gjurmë të cilat aludojnë në mospëlqimin e saj si dhe është transmetuar në hadith: “Mos hani shumë, që të mos pini shumë e që të mos flini shumë e pastaj të privoheni shumë.”

 S’ka dyshim se ata që e kanë mësuar veten të hanë shumë gjatë natës pastaj të flenë shumë gjatë ditës, do të thotë e bëjnë natën për ngrënie e ditën për gjumë nuk ju mbetet te ta vetëm të përmbajturit (imsaku). Këta nuk ndikohen nga vlera e muajit të Ramazanit dhe as që e shfrytëzojnë atë e kjo është në kundërshtim me atë për të cilën është obliguar ai.

E këshillojmë çdo mysliman që të pakësojë prej asaj që u përmend dhe të përkufizohet vetëm se në atë që i bën dobi dhe le të merr prej tyre aq sa ia lehtëson shpirtit gjatë natës dhe ditës prej urisë dhe etjes si dhe ta mundon veten në adhurimin e Allahut që të përfiton mirësinë në këtë muaj.

 

Must Read