MUHAMED XHEMIL ZEJNO
(1925-2010)
Shejhu i nderuar Muhamed Xhemil Zejno lindi në vitin 1344 h. (1925 g) në qytetin e Halepit të Sirisë. Rrjedhë nga një familje me vullnet fetarë edhe duket pse ishin të ndikuar nga sektet e sufinjve si shumica e njerëzve të atij vendi në atë kohë. Me të arritur moshën dhjetë vjeçare prindërit e regjistruan në shkollën: “Shtëpia e hafëzave” në të cilën mësoi për pesë vite me radhë. Gjatë kësaj kohe ai mësoi Kuranin përmendësh dhe u dallua në të bashkë me memorizimin e tij i mësoi mjaftë mirë edhe shkencat e texhvidit-leximit rrjedhshëm dhe me rregulla të Kuranit.
Pastaj, u regjistrua në shkollën e Halepit, e cila quhej: “Fakulteti përgatitor i Sheriatit”, ku studioheshin shkencat fetare dhe përkrah tyre edhe ato bashkëkohore të cilën e përfundoi në vitin 1948 g. Në këtë shkollë, e cila më vonë u shndërrua shkollë e mesme e fesë, mësoheshin shumë lëndë prej tyre: teuhidi, tefsiri, fikhu hanefij, sintaksa, morfologjia, historia, hadithi dhe shkencat e tij, etj. kurse në anën tjetër as lëndët bashkëkohore nuk ishin të pakta prej tyre vlen të përmendet: fizika, kimia, matematika, gjuha franceze, gjeometria etj.
Pasi përfundoi këtë shkollë u dallua shumë në shkencat fetare ku edhe mori pjesë në garat që mbaheshin në dituri ku përmes tyre zgjidheshin nxënësit më të mirë dhe u jepej mundësia për vazhdimin e shkollimit në Universitetin e Az-harit.
Shejhu i nderuar në këtë garë e nxuri vendin e parë nga të gjithë garuesit ngado që ishin por edhe pse u ftua që të studionte në Az-har ai, siç edhe përmend vet, për shkaqe shëndetësore nuk mundi të vazhdonte studimet.
Mirëpo kjo gjë aspak nuk ja shuajti ambiciet e kërkimit të diturisë ai gjatë tërë jetës vazhdoi të mësonte nga dijetarët e Shamit e pastaj edhe të tjerët ndërsa më vonë u bë edhe njohës i mirë i librave të Ibën Tejmies, Ibën Kajimit, Muhamedi bën Abdulvehabit dhe të Albanit. Përfitoi dukshëm edhe nga shejh Ibën Bazi pasi i qëndroi afër në Mekë për vite me radhë.
Pas shkollimit të mesëm fillon të punojë mësues në institutin për mësimdhënës në Halep në të cilin punoi përplot njëzetë e nëntë vite me radhë.
Që në moshë të re ishte i dhënë pas diturisë, pjesëmarrjes nëpër ligjërata dhe kishte kujdes të veçantë në faljen e namazit me xhematë. Aq shumë merrte pjesë nëpër çdo tubim sa ju ra në sy xhematit të ashtuquajtur Nakshibendi dhe një ditë shehu i tyre ju afrua shejhut Zejno dhe filoi ta mësonte rreth këtij tarikati. Vazhdoi ta mësonte derisa e obligoi me disa adhurime që ishin të kërkuara në këtë sekt por thotë Shejhu për shkak se isha shumë i vogël nuk munda t’i kryej adhurimet e tilla pasi ishin shumë të rënda për mua por megjithatë prapë vazhdoja me disa të afërt të mi të merrja pjesë nëpër tubimet e tyre që i bënin në emër të adhurimit. Bërtitnin aq shumë dhe ngriheshin në këmbë gjithashtu bënin gjeste të cilat si fëmijë më tmerronin tërësisht.
Pasi u rrit pak më nuk e habiste ky sekt dhe nuk e ndiente veten rehat ku filloi ta kërkonte të vërtetën derisa u takua me xhematin e sektit tjetër kufij të quajtur Shadhili. Filloi të shkonte në derset, adhurimet dhe shehët e tyre derisa edhe ata fillovi t’i kuptojë se vepronin thuajse gjërat e njëjta sikur Nakshibenditë dhe më shumë që e habiti ishte fakti se nxënësit e tyre nuk kishin të drejtë ta kundërshtonin shehun edhe atëherë kur të gjithë e dinin se ai e ka gabim.
Më vonë filloi të afrohej edhe me Kadiritë por në mexhliset e tyre me të shpejtë vërejti se bërtitnin dhe recitonin fjalë të cilat të gjitha ishin kufër. Kështu vazhdonin deri para namazit të sabahut të cilët binin të flinin pa e falur namazin e sabahut, gjë kjo e cila e ftohi tërësisht prej tyre.
Shejhu i nderuar e provoi edhe xhematin Teblig ku me ta doli disa herë fillimisht nëpër qytetin e tij të lindjes e pastaj edhe më larg por brenda kufijve të shtetit të tij, megjithatë edhe tek ata vërejti shumë mangësi dhe u largua nga shoqëria e tyre.
Ajo që e habiste më shumë tek sufijë përveç tjerash ishte kërkimi ndihmë nga të vdekurit dhe konsiderimi i të vdekurve si ndërmjetësues mes tyre dhe Allahut…ai tregon se një ditë duke biseduar me një sheh të këtyre sekteve ai po i thoshte se lejohej kërkimi ndihmë nga të vdekurit pasi sipas tij ata ishin evlija. E hoxha Zejno i tha: “Kjo nuk është e vërtetë pasi Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, e këshilloi Ibën Abasni me fjalën: “Kur të kërkosh nga dikush kërko vetëm nga Allahu” Atëherë ai sheh i mllefosur ja ktheu: “Është e lejuar kërkimi ndihmë nga të vdekurit!” Por Shejh Zejno i tha: “Ne çfarë argumenti bazohesh?” Ai ja ktheu: “Bazohem në faktin se halla ime sa herë që sëmuret kërkon nga sheh Sadi (evlija i vdekur i kufijve të cilin e marrin ndërmjetësues mes tyre dhe Allahut dhe i luten atij. L.S.) shërim e unë kur e pyes a të bën dobi sheh Sadi ajo më thotë: “Sa herë i lutem atij ai ndërmjetëson për mua tek Allahu dhe më shëron” ky ishte argumenti i këtij “dijetari” sufij. Shejh Zejno tregon se me të dëgjuar këto argumente sa qesharake dhe tregime fëmijësh aq edhe të dhimbshme për këta njerëz të gjorë vendosi të largohej nga të gjitha këto sekte ku edhe i tha atij njeriu: “Ti je njeri dijetarë dhe ke harxhuar tërë jetën tënde duke lexuar libra kurse tani besimin tënd e ngre mbi bindjet dhe llafet e hallës tënde” . Por hoxha nuk dinte nga t’ia mbante, mirëpo deshi Allah e në fund të këtij debati me këtë njeri ai pasi nuk kishte argumente për ta mposhtur hoxhën e akuzoi me fjalët: “Ti në vete bartë ideologji vehabite dhe sa herë shkon në umre sjell këtu tek ne libra të vehabive”
Hoxha i nderuar thotë se me të dëgjuar këtë fjalë nga ai sikur më lindi një shkëndijë se ku duhej të hulumtoja për ta gjetur të vërtetën. Deri atëherë thotë Hoxha nuk dija asgjë për këta njerëz përveçse që dëgjoja nga të afërmit e mi, nga hoxhallarët e kufijve dhe nga injorantët se këta “vehabinjët” janë njerëz të këqij, të devijuar, nuk e duan Profetin, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk dërgojnë salavat për të, dhe shumë shpifje të tjera.
Hoxha menjëherë filloi të kërkonte në Siri ndonjë dijetarë të ashtëquajtur nga të tjerët: “vehabi” dhe t shikonte se kush ishin ata. Morri vesh se ata kanë një ders të veçantë në një shtëpi të caktuar ku tubohen çdo javë dhe hoxha i tyre ju ligjëron. Hoxha Zejno thotë shkova tek ta me disa të afërm të mi dhe pritëm derisa edhi hoxha i tyre i cili ishte dijetari i shekullit Muhamed Nasirudin Albani i cili me të hyrë në dhomë tha selam, i përshëndeti të gjithë duke uua kapur dorën, filloi nga e djathta, nuk i lejoi të ngriheshin në këmbë, ishte njeri plot qetësi, buzëqeshje dhe respekt. Filloi dersin me lutjet që i bënte Profeti në fillim të çdo dersi, dërgonte salavat për të sa herë që përmendej emri i tij dhe në fund prapë e përshëndeti atë siç i takon. Gjithashtu i la të pranishmit të pyesnin dhe të jepnin mendimet dhe sugjerimet e tyre. e në fund unë edhe pse kisha shkuar me plotë hamendje dhe dyshime mbeta i habitur nga ky njeri. Me të dalë nga ligjërata e kuptova se çdo gjë që ishte thënë për këta njerëz ishte gënjeshtër dhe vendosa të merrja pjesë në këto ligjërata si dhe të mësoja prej librave që mi propozonte ky dijetarë.
Prej asaj kohe filloi të bëhej i njohur në mesin e besimtarëve të Shamit si njëri ndër dijetarët më të mëdhenj që luftonin shirkun, sektet dhe bidatet dhe vazhdoi në këtë mënyrë derisa vdiq.
Në vitin 1399 h. (1979 g.) në moshën 55 vjeçare shkon në Mekë për të kryer Umren dhe njoftohet me shehun e nderuar Abdulaziz ibën Bazi dhe pas disa takimeve dhe bisedave me të shejh Ibën Bazi kupton aftësitë e Muhamed Xhemil Zejnos dhe besimin (akiden) e tij të pastër që e kishte larg nga çdo devijim i sofizmit ku si shkak i këtyre gjërave rezultoi që ta emëronte mësues në Qabe gjatë sezonit të haxhit në po atë vit.
Shejh ibën Bazi pas haxhit e dërgoi në Jordani në qytetin Remtha ku u emërua imam dhe ligjërues në Xhaminë Salahudin në të cilën ua mësonte nx[n[sve Kuranin dhe teuhidin. Gjatë asaj kohe shkote edhe nëpër shkolla të ndryshme dhe u shpjegonte rreth besimit të Ehli Sunetit u ligjëratat e tij patën ndikim të madh atje.
Pas një viti më 1400 (1980 g.) erdhi prapë në Mekë për umre dhe u takua me një nxënës të Institutit Bamirës të Hadithit e cila ishte në Mekë dhe ky nxënës kërkoi nga Shejhu që të vinte mësimdhënës në këtë Institut pasi sipas tij Instituti kishte nevojë për profesorë sidomos në shkencat e mustalah hadithit. Shehu me të dëgjuar këto fjalë e thirri në telefon drejtorin e këtij Instituti i cili shprehi gatishmëri për bashkëpunim por kërkoi nga Shejhu që të merrte leje edhe nga shejh Abdulaziz ibën Bazi me ç’rast ky i fundit me të marrë kërkesën e shejh Muhamed Xhemil Zenos menjëherë i shkroi drejtorit të Institutit letër përmes të cilës kërkonte që Shejh Zejnon ta pranonin profesor në këtë Institut. Në këtë Institut ai dha mësim në shkencat e tefsirit, teuhidit, Kuranit, etj.
Gjatë dhënies mësim në këtë Institut Hoxhës së nderuar ju hapën rrugët për fillimin e begatuar të shkrimeve të tij. Edhe pse ai edhe më parë ishte marrë me shkrime por tani mundësia ishte shumë më e mirë ku si rrjedhojë edhe shkroi librat dhe broshurat e tij të shumta të cilat morën jehonë në të katër anët e botës, prej tyre përfituan shumë myslimanë dhe u përkthyen në gjuhë të ndryshme. Mund të themi se libri i parë që e shkroi pasi filloi punën në këtë Institut ishte ai me titull: “Seria e orientimeve Islame” e cila arriti në më tepër se njëzet broshura.
Që nga vitin 1400 h. -1980 g. Hoxha jetoi në Mekë dhe pak a shumë sa kam kuptuar nga fjalët e tij të thëna direkt kur takohesha me të dhe rrija si me babain tim, ai ishte edhe i përndjekur nga regjimi i sotëm i Sirisë dhe nuk kishte të drejtë kthimi në vendlindjen e tij. Në Mekë shumicën e viteve e kaloi në lagjen Azizije mjaftë të njohur edhe për haxhinjët tanë shqiptarë të cilët në shumicën e herëve stacionohen në po këtë lagje edhe pse ajo është mjaftë e madhe.
Aty e vizitoja dhe mbajë mend të ketë pasur një shtëpi mjaftë modeste mu ashtu siç ishte edhe vetë, e modestinë e tij nuk kish kush të mos e lakmonte. Gjithashtu mbaj mend se e vizitonin shumë njerëz dhe ata i mbante nga namazi deri në namazin tjetër kurse pas namazit të dytë i vinin vizitorë, nxënës dhe hoxhallarë tjerë të cilët edhe këta qëndronin deri në namazin tjetër. Dy djem të tij gjithmonë i shihja se qëndroni në dhomën e pritjes, i madhi prej tyre rreth të pesëdhjetave njëherit ishte edhe koordinatori dhe përgatitësi i librave të babait të tij ndërsa tjetri për fat të keq ishte më i vogël por Allahu e kishte sprovuar me gjysmë çmenduri, sprovë kjo për Hoxhën i cili megjithatë përmbahej, Allahu e shpërbleftë.
Vazhdoi davetin e tij, shkrimin dhe derset derisa vdiq ditën e Xhuma 1 Dhulkade 1431 (08 Tetor 2010) në moshën 86 vjeçare gjegjësisht 87 (sipas datës hixhri) pas namazit të Jacisë ku edhe po atë natë ju fal namazi i xhenazes në Qabe dhe u varros në varrezat e qytetit të Mekës. Në faljen e xhenazes së tij morën pjesë shumë besimtarë, dijetarë dhe njerëz të shquar. Por zemra edhe pse mërzitet, syri loton mirëpo prapë themi : “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
O Allah fale atë, mëshiroje, shpëtoje dhe nderoje me vend të mirë. Zgjeroja varrin dhe laje me ujë, akull dhe breshër; pastroje prej gjynaheve ashtu siç pastrohet rroba e bardhë prej ndyrësisë. Zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshorten me një bashkëshorte më të mirë, O Allah fute atë në xhenet dhe ruaje nga dënimi i varrit! Amin.
Në vitet e fundit të jetës së tij hoxha jetoi në një varfëri të skajshme ku pasi nuk mundi ta paguante qiranë e shtëpisë u detyrua të ndërronte shpesh vendbanimin. Si pasojë e kësaj varfërie përmendet se ai kishte shitur të gjithë librat e bibliotekës së tij vetëm që të paguante qiranë e banimit. Por për fat të keq ne jemi këso besimtarë të cilët kështu ua kthejmë dijetarëve tanë të mirat dhe diturinë që na e kanë dhënë dhe që na e lanë trashëgimi. Allahu na faltë.
Librat e tij:
Librat e tij janë të shumta arrijnë në dhjetëra sosh. Ky dijetarë dallohet me shkrimet e tij të lehta, bindëse dhe të argumentuara shumë mirë .shpesh në to pas argumentimit e përdorë edhe logjikën e thjeshtë logjikë kjo pa filozofi brenda saj dhe e pranuar nga çdokush që ka mend. Ai nuk zgjatet nëpër libra duke përmendur emra njerëzish ,fjalë dhe mendime të shumta por mjaftohet me ajete dhe hadithe dhe komente sa më të shkurta të dijetarëve.
Librat e tij janë të përhapura në mbarë botën dhe janë përkthyer në shumë gjuhë siç janë: shqip, turqisht, boshnjakisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, bangale, indoneziane, urdu, rusisht, etj.
Prej librave të tij më të njohurat do ti veçoja me përmendje këto:
Njohuri të rëndësishme rreth fesë.
Vlera e salavatit dhe selamit mbi Muhamedin , njeriun më të mirë.
Buqeta me lutje, edukatë dhe dhikër për njerëzit e devotshëm.
Dëshmia e Islamit, fjala: La ilahe ilallah Muhamed resulullah
Namazi është shtylla e fesë.
Dispozitat e zekatit dhe shitblerjes.
Si u udhëzova?
Si ta kuptojmë ndërmjetësimin (tevesulin).
Agjërimi i Ramazanit.
Haxhi i pranuar.
Ndërmjetësja mes të vërtetës dhe krijesave.
Sufizmi në peshojën e Kuranit dhe Sunetit.
Gabime shumë të përhapura.
Komentim dhe sqarim i kaptinave më të mëdha në Kuran.
Thirrja e shejhut Muhamedi bën Adulvehab.
Vërejtje për Ihvanul musliminët nga devijimet e Tahanit.
Qartësim dhe vërejtje rreth librit: “Akideja e Ibën Kethirit”
Vërejtje nga fitneja e tekfirit.
Udhëzime Islame për përmirësimin e individëve dhe shoqërive.
Bazat e Islamit dhe të Imanit.
Akideja Islame prej Kuranit dhe synetit të saktë.
Disa nga virtytet e Muhamedit dhe edukata e tij profetike.
Si t’i edukojmë fëmijët tanë.
Mrekullia e Isras dhe Miraxhit.
Thirrje e drejtuar edukuesve dhe edukueseve.
Fisnikërimi që ja bëri Islami gruas.
Dispozitat e duhanit dhe pirjes së tij sipas fesë dhe mjekësisë.
Si ta kuptojmë Kuranin.
Udhëzimi i besimtarëve drejt rrugëve të fitores dhe sundimit.
Forma e haxhit të Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem.
Vërejtje të përgjithshme rreth librit: “Safvetu tefasir”
Vërejtje të rëndësishme rreth librave: “Kurretul ajn” dhe “Tefsir xhelalejn”
“Seria e orientimeve Islame”
Tregime të çmuara profetike.
Grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar.
Këto janë disa nga librat më kryesorë të shehj Muhamed Xhemil Zejnos me të cilat është për tu habitur se sa kanë pasur jehonë të madhe në botë.
Ndërsa më të njohurat në mesin tonë, pra tek shqipfolësit është libri i tij: “Grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar” si dhe ai u bë i njohur edhe me fletushkën: “Besimi i çdo muslimani” i cili është në formë pyetje përgjigje dhe pas vete secila përgjigje ka ajetin dhhe hadithit me të cilin argumentohet. Libër ky gjegjësisht broshurë të cilat janë shpërndarë në mijëa kopje dhe vazhdojnë të mbesin ndër titujt më të kërkuar.
HOXHË LULZIM SUSURI