Allahu i Madhërishëm thotë: “Thuaju robërve të mi, të cilët besojnë: Le të falin namazin…” (Kuran 14:31)
Thënie Profetike:
I Dërguari I Allahut, Muhamedi a.s ka thënë: “ Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): 1) të dëshmuarit se nuk meriton të adhurohet askuh përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, 2) faljen e namazit, 3) dhënien e zekatit 4) haxhillëkun dhe 5) agjerimin e Ramazanit.”
(E shënojnë Buhriu dhe Muslimi)
URTËSI
Ibn Kajimi thoshte: “Namazi sjell furnizimin (rizkun), ruan shëndetin, shmang dëmin, sëmundjet, forcon zemrën, shndrit fytyrën, kënaq shpirtin, flak përtacinë, gjallëron gjymtyrët, dhuron fuqi, zgjeron kraharorin, ushqen shpirtin, zbardhe zemrën, ruan begatinë, largon ndëshkimin, tërheq bereqetin, të mban larg nga shejtani dhe të afron me të Gjithëmëshirshmin.
DILEMË
Namazi është i rëndë për tu kryer!
Po të ishte namazii vështirë, nuk do ta kryenin miliona njerëz. Përkundrazi, namazi jo vetëm është I lehtë, por është dhe shkak për lehtësimin e të gjitha punëve. Në të vërtetë, namazi është çelësi i suksesit.
KËSHILLË
Namazi është lidhja e robit me Krijuesin, andaj nëse vërtet e do Zotin tënd, përgjigjuthirrjes së Tij; fillo të falësh namazin e mos e ler për nesër!
Marrë nga libri: “Për ty që s’falesh”
Faqe: 5-6