BallinaAKIDEAkide të ndryshmeNë asnjë mënyrë mos të ju vij vdekja pa namaz!

Në asnjë mënyrë mos të ju vij vdekja pa namaz!

Në asnjë mënyrë mos të ju vij vdekja pa namaz!

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Thuaj: “Udhëzimi i Allahut është i vetmi udhëzim i drejtë! Ne jemi të urdhëruar t’i nënshtrohemi Zotit të botëve, të falim namazin dhe ta kemi frikë Atë.” Dhe është Ai, para të Cilit do të tuboheni.” (Kurani, 6:71-72)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën robi do të merret në llogari Ditën e Gjykimit është namazi. Nëse atë e ka si duhet, çdo gjë tjetër do ta ketë në rregull. Mirëpo, nëse atë nuk e ka si duhet, as punët e tjera s’do t’i ketë në rregull.” [E SHËNOJNË EBU DAVUDI, TIRMIDHIU DHE NESAIU.]

URTËSI
Burhanudin el Bekaiu ka thënë: “Atij që i ruan namazet, Allahu ia përmirëson gjendjen në këtë botë dhe në botën e amshuar.”

DILEMË
Ka kohë, falem kur të plakem (!)
Askush nuk e di si e kur do t’i vijë vdekja. Ajo nuk pyet moshë e as gjini. Vdekja vjen krejt papritmas, sidomos në kohën që po jetojmë tani, që, për shkak të sëmundjeve të shumta vdekjeprurëse e aksidenteve fatale, vdekja e të rinjve dhe të rejave është bërë më se normale. Andaj, rri i përgatitur në çdo moment, sepse vdekja ndjek shpirtin sikurse hija trupin.

KËSHILLË
Bëhu gati për Ditën kur do të japësh llogari. Në asnjë mënyrë mos e tako Allahun pa namaz, ngase do të jesh i dëshpëruar përherë!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read