BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitNëna fisnike e dijetarit të madh Sufjan eth-Theriut

Nëna fisnike e dijetarit të madh Sufjan eth-Theriut

Cili prej nesh e di kush ka qenë Sufjan eth-Theuriu? Ai ështëi njohur si fakih dhe muhadith. Përkundër kësaj, është edhe themelues i njërit nga medhhebet dhe Emirul-Mu’minun në hadith. Ky dijetar i madh islam është fryt i nënës së tij fisnike, e cila ka shpenzuar gjithçka për fëmijën e vet, duke mos kursyer asgjë në jetë. Historia i ka shënuar fjalët e saj, vlerat njerëzore, veprat, arritjet dhe fisnikërinë, por jo edhe emrin e saj.
Imam Ahmedi e shënon transmetimin nga Vekiu, se ka thënë: Në një rast nëna e Sufjanit i ka thënë birit të saj: “O biri im, ti vetëm mëso dhe kërko dituri, ndërsa unë do të kujdesem për gjithçka me angazhimin tim”.
Kështu ajo i ka kryer të gjitha punët dhe i ka siguruar të gjitha nevojat e birit të saj, duke e liruar atë nga të gjitha obligimet, me të vetmin qëllim që sa më shumë dhe sa më mirë t’i kushtohet shkencës dhe mësimit.
Ajo vazhdimisht e ka këshilluar dhe ia ka tërhequr vëmendjen për parimet dhe rreziqet. Përveç tjerash, Imam Ahmedi transmeton se në një rast ajo i ka thënë birit të vet: “O biri im, sa herë që të shkruash vetëm dhjetë harfe (shkronja), shiko në shpirtin tënd dhe thuaj se a je duke parë në vete rritjen e devotshmërisë, butësisë, dinjitetit dhe seriozitetit. Po që se nuk e vëren një gjë të tillë, dije se je marë me atë që të dëmton, e jo me atë që të sjell dobi”

Burimi:
Libri:”Gabimet e rrezikshme gjatë edukimit të fëmijëve”
Autor: Muhamed Hamd

Must Read