Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Pyetje: Selamun Alejkum! Nēse veshjet e mbrendshme të përlyhen nga lëshimi i gazrave të shumta, si duhet vepruar dhe a lejohet të falet namaz me to? Allahu ju shpërbleftë, Amin! Es-selamu Alejkum!
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi
familjen dhe mbi shokët e tij.
Njeriu pasi të liron gazra, prishet abdesi i tij, por nuk ka nevojë të pastrojë vendin apo teshat e tij për këtë. Thotë Ibn Kudameh: Nuk dijmë që ka
diskutim në mesin e dijetarëve në lidhje me këtë çështje. Kështuqë nënkuptohet se të gjithë dijetarët janë një mendimi në lidhje me këtë, ngase për të obliguar pastrimin duhet të ketë argument, e që argument i tillë nuk ekziston.
Ndërsa nëse vërtetë teshat e brendshme ndyten aq shumë saqë vërehet papastërtia në to, atëherë më mirë është që të ndërrohen apo të pastrohen ato, e mos të del njeriu me to para Allahut (azzevexhel).
Allahu e di më së miri.
Burimi:
100 Pyetje dhe Përgjigje
nga Hoxhë Omer Bajrami
Përmblodhi: Hetem Ibrahimi0