Askush nuk është shkaktar i dëmtimit të njeriut përveç mëkateve të tij, pavarësisht nëse i di ato apo jo.
Mëkatet për të cilat njeriu nuk është i vetëdijshëm janë shumë herë më shumë se ato që di, edhe ato që i ka vepruar dhe i ka harruar janë shumë herë më shumë se ato që i kujtohen.
Prandaj në lutjen e njohur thuhet: O Zoti im, unë kërkoj strehim tek Ti nga shikru të cilin e di dhe të kërkoj falje për atë që nuk jam i vetëdijshëm.
Robi ka nevojë të kërkojë falje për gjërat që nuk i di shumë më shumë herë se për gjërat të cilat i di. Askush nuk është shkaktar i dëmtimit të njeriut përveç mëkateve të tij.
Një dijetar prej selefëve takoi një burrë i cili u soll vrazhdë dhe e shau atë. Kështu që i tha: Prit derisa të kthehem tek ti. Ai hyri në shtëpinë e tij dhe i bëri sexhde Allahut duke kërkuar falje prej Tij dhe duke u penduar tek Ai në mënyrën më të nënshtruar, pastaj doli. Burri i tha: Çfarë bëre kështu? Ai u përgjigj: Unë u pendova tek Allahu nga mëkatet e mia, të cilat ishin shkaku i sulmit tënd ndaj meje.
“Përçmimi i zilisë” Ibn Kajim el Xheuzije