BallinaSpikasimNga porositë e Ibn Kajjimit

Nga porositë e Ibn Kajjimit

Kur njerëzit i kthyen shpinën Kur’anit dhe Sunetit, nuk vendosnin më sipas tyre dhe besuan se këto të dyja nuk mjaftojnë, por i dhanë përparësi opinioneve të tyre, analogjisë, asaj që u dukej atyre e mirë dhe fjalëve të të parëve të tyre, e gjithë kjo erdhi si pasojë e prishjes së natyrshmërisë së tyre, errësirës në zemra, paqartësisë në të kuptuar, shpëlarjes së trurit dhe të gjitha këto u bënë karakteristikë e përgjithshme, ku njeriu lindej, rritej dhe plakej me këto ide, duke mos iu dukur aspak të këqija, tamam atëherë mbi ta erdhi një shtet tjetër, ku vendin e Sunetit e zuri bidati, vendin e logjikës, dëshirat, vendin e arsyes, pasionet, vendin e udhëzimit, humbja, vendin e së mirës, e keqja, vendin e dijes, injoranca, vendin e sinqeritetit, hipokrizia, vendin e së vërtetës, e kota, vendin e ndershmërisë, mashtrimi, vendin e këshillës, lajkat, vendin e drejtësisë, tirania, pra, tërë pushteti u takonte këtyre veseve. E të gjitha këto që thashë, janë për banorët e këtij vendi, ashtu siç ishin edhe të parat, po për ta.

Nëse të zë syri një vend me të tilla cilësi, ku të tilla gjëra janë bërë pjesë e jetës, dije se të jesh i vdekur është më mirë sesa i gjallë, të marrësh majat e maleve është më mirë se të jetosh nëpër fusha, e të jesh në shoqërinë e egërsirave, është shumë më mirë sesa në atë të njerëzve.


“El-Feuaid” – Ibn Kajjim el-Xheuzije

Must Read