Allahu i Madhëruar i cilësoi zemrat e besimtarëve, zemra të pastërta para se të cilësojë takimet e fytyrave të tyre përballë njeri-tjetrit, sepse nuk ka vlerë takimi i trupave kur në zemrat e tyre ka urrejtje!
Allahu i Madhëruar thotë:
وَنَزَعْنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنْ
غِلٍّ إِخْوَانًا عَلَىٰ سُرُرٍ مُّتَقَابِلِينَ
“Dhe Ne do të heqim prej zemrave të tyre çdo ndjenjë urrejtjeje e ata do të jenë si vëllezër në shtretër dhe përballë njëri-tjetrit.”(El-Hixhr,46)
– Zemrat tuaja do të jenë të pastra dhe të qeta nga zilia, urrejtja dhe armiqësia.
– Zemrat do të jenë të kulluara e brënda tyre do të ketë vetëm dashuri.
– Allahu i Lartësuar thotë “…e ata do të jenë si vëllezër në shtretër dhe përballë njeri-tjetrit.”
– Kjo tregon se banorët e Xhenetit mblidhen dhe vizitojnë njeri-tjetrin.
– Ata do të kenë edukatë dhe etikë e lartë në sjelljen dhe raportet mes tyre.
– Ata do të qëndrojnë përballë njeri-tjetrit, dhe jo me kurriz dhe të pavëmëndshëm.
– Ata do të rrinë të mbështetur dhe të kënaqur, në shtretër të zbukuruar me shtroje të mëndafshta, të stolisuar me diamantë dhe gurë të tjerë të çmuar.
Tefsiri i Sa’diut- Allahu e Mëshiroftë!
/Mesofenetende