BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunOBLIGUESHMËRIA E NAMAZIT

OBLIGUESHMËRIA E NAMAZIT

OBLIGUESHMËRIA E NAMAZIT

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla:dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit (të detyrueshëm), dhënia e zekatit, pelegrinazhi në Shtëpinë e Shenjtë dhe agjërimi i Ramazanit.”
Muttefekun alejhi.

Transmetohet nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: “Në natën kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngrit në qiell (nata e Israsë), atij iu bënë obligim pesëdhjetë namaze në ditë-natë dhe më pas iu pakësuan deri në pesë namaze. Pastaj u thirr: O Muhamed! Tek Unë nuk ndryshon fjala dhe ti për këto të pestë ke pesëdhjetë (në vlerë dhe shpërblim).”
E transmeton Ahmedi, Nesai dhe Tirmidhiu, i cili e ka konsideruar të saktë.

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ajo ka thënë: “Në fillim namazi ishte obligim me dy rekate, ndërsa më pas i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri emigrim dhe namazi u bë me katër rekate, përveç namazit të udhëtimit, i cili mbeti ashtu siç ishte.”
E transmeton Ahmedi dhe Buhariu.

Transmetohet nga Talha ibën Ubejdilah se një beduin me flokët të ngatërruara erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Më trego për namazet të cilat Allahu m’i ka bërë obligim mua? –Pesë namazet e detyrueshme, dhe nëse dëshiron të falësh namaz vullnetar. –Më trego për agjërimin të cilin Allahu ma ka bërë obligim! –Muaji i Ramazanit, dhe nëse dëshiron të agjërosh vullnetarisht (përveç tij). –Më trego për zekatin të cilin Allahu e ka bërë obligim mbi mua! –Dhe kështu, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tregoi atij për të gjitha ritet e Islamit dhe ai tha: Betohem për Atë i Cili të ka nderuar! As nuk shtoj gjë vullnetarisht dhe as nuk pakësoj gjë nga këto që më ka ngarkuar Allahu. –I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Do të fitojë, në qoftë se e mban fjalën, -apo do të hyjë në xhenet, në qoftë se e mban fjalën.”
Muttefekun alejhi.

Në këtë hadith ka argument për atë që nuk e konsideron të detyrueshëm namazin e vitrit dhe as namazin e dy bajrameve.

Marrë nga libri “Muntek El Ahbar”
Burimijetes.info

Must Read