Pas veshtirësisë vjen lehtësimi
Pas vështirësisë vjen lehtësimi, me durimin vjen ndihma, pas natës së errët dhe të frikshme shpërthen agu i mëngjesit të ri, pas intensitetit të erërave që bartin dhimbje vjen komoditeti dhe qetësia, pas mjerimeve të njëpasnjëshme vjen mirëqenia, e çdo ngjarje dhe shtrëngatë ka me vete edhe nga një ngushëllim e shtegdalje, dera e luftës e ka një çelës, po edhe kalaja pathyeshme e ka një derë, çdo këmishë e zjarrtë e ka një xhep nga ku hyn flladi dhe freskia.
Vělla, çdo dhomë e ngushtë për shkak të deshpërimit, do t’i thyhet ndonjë dritare që të hyjë në të shpresa me bukurinë madhështinë e saj, sepse, miku im, duhet të më besosh, kur litari shtrëngohet shumë, ai këputet, e treni përgëzues vetëm sa nuk ka ardhë. Ai tren do të derdhë përgëzime dhe sihariqe, do të përgëzojë të varfërin me pasuri, të sëmurin me shërim, të ikurin me kthim, të mbyturin në lot me buzëqeshje, të lodhurin me rehatllëk, të burgosurin me dalje e liri, ngaqë ditët rrotullohen e çdo çështje është përcaktuar. Ndaj, mos u dëshpëro, sepse pas veshtirësisë vjen lehtesimi, madje jo një lehtësim, porse dy.
Burimi:
Libri: “Kopshte me Lumturi”
Autor: Aid el Karni