Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
( Muddethir-11)
Allahu ju është kërcënuar llojeve të ndryshme të mosbesimtarëve me Sekar dhe njëri prej tyre është El-Velid ibn Mugira (baba i Halid ibn Velidit).
El-Valid ibn Mugira është prej fisit Makhzum, ka qenë njeri autoritativ tek kurejshitët, kështu duke gëzuar mençuri, largpamësi, ka qenë edhe i aftë ne gjuhën arabe, dhe ka pasur pasuri të madhe nga Mekja deri ne Taif. Ka bërë investime të ndryshme si dhe ka poseduar,tokë, bunarë dhe kopshte me hurma.
Andaj Allahu e ka përmendur në një ajet:
Dhe bëra këtë pasuri të madhe.
E bëra edhe me djem që i ka me vete.
(Muddethir:12-13)
Thuhet se ka pasur dhjetë djem, që kanë qenë dëshmitar të mirësive që ia ka dhënë Allahu (subhanehu ue teala).
Por ai nuk ishte mirënjohës ndaj të mirave të Allahut, pavarësisht se e pranoi Kur’anin si Fjalën e Allahut, e quajti Kuranin një gënjeshtër, e quajti atë magji dhe duke e quajtur Pejgamberin ( salaAllahu alejhi ue sel-lem) një magjistar.
Historia fillon kur kurejshit e zgjodhën pikërisht El-Velid ibn Mugiran të shkojë dhe të bisedojë me Pejgamberin (salaAllahu alejhi ue sel-lem), ku i Dërguari i Allahut ia lexoi disa ajete.
Kur u kthye El-Velid ibn Mugira te Kurejshit pas takimit me Pejgamberin ( salaAllahu alejhi ue sel-lem), kur e pa Ebu Xhehli iu tha njerëzve përreth tyre “Për Allahun ai nuk vjen me të njëjtën fytyrë me të cilën shkoi tek Muhamedi”.
Ai vetëm se kishte ndryshuar.
Allahu tregon në ajetet që vijojnë:
Ai sërish thellohej në mendime.
Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
( Muddethir: 21-23)
E pyetën: “Cfarë të tha Muhamedi? Ai tha: “Pasha Allahun! Unë kam dëgjuar një fjalim të tillë nga ai Muhamedi që nuk mund të jetë as fjalimi i një të vdekuri dhe as i xhinëve. Ka ëmbëlsi dhe elegancë, pjesa e sipërme e saj është frytdhënëse dhe pjesa e poshtme bën që uji të rrjedhë, bukuria e saj padyshim i kalon bukuritë e të gjitha fjalimeve dhe nuk mund të zëvendësohet. Nuk është fjala e asnjë njeriu.”
Pra, pavarësisht ndikimit që kishte pasur nga fjalët e Allahut, ajetet na tregojnë ndryshimin që e pësoi në moment.
E tha: Ky (Kur’ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!
E Unë atë do ta hedhë në Sekar!
E, ku e di ti se çka është Sekar?
Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
( Muddethir: 24-29)
Velidi i mjerë ishte plotësisht i bindur për vërtetësinë e të Dërguarit( salaAllahu alejhi ue sel-lem), por zemërimi i tij e pushtoi dhe i mposhtur nga arroganca dhe mendjemadhësia e tij, ai kishte vendosur t’i kundërvihej atij. Megjithatë, ai donte të përmbahej nga gënjeshtrat e hapura, që të mos i ekspozohej turpit.
Fundi i njerëzve te tillë është ashtu siç e përshkruan Allahu
E Unë atë do ta hedhë në Sekar!
E, ku e di ti se çka është Sekar?
Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
( Muddethir-25-29)
Përktheu: Hamide Mustafi