Përqafimi i Islamit në Mbretërinë Saudite ka qenë marrëveshja më e mirë
Nga Walaa Hawari/Arab News. Publikuar më 25 Janar 2012
Biznesmeni dhe piloti amerikan kërkon mbështetje për të projektuar imazhin e vërtetë të fesë se tij të re.
Riad: Vetëm pasi një muaj në Mbretërinë Saudite ku u prit me dashamirësi në një atmosferë shpirtërore, biznesmeni dhe piloti amerikan Richard Patterson u konvertua në Islam.
Richardi, i cili tani quhet Abdulaziz zotëron një kompani që ofron shërbime në kujdesin kritik. Ka një kapital prej 50 milion dollarëve dhe një flotë prej dy avionëve dhe dy helikopterëve të specializuar për fluturime mjekësore.
Abdulazizi arriti në Mbretërinë Saudite me një kontratë të hënës se kuqe saudite për të trajnuar studentët në emergjencat ajrore. Gjatë qëndrimit të tij, tre anëtaret e ministrisë se shërbesave islame, ndihmesë, thirrje dhe udhëzim e kishin ftuar në darkë. Anëtarët të cilët punonin me projektin “ Më udhëzo në Islam” i kishin folur për Islamin dhe esencën e vërtetë të tij. Unë erdha në Mbretërinë Saudite për një marrëveshje komerciale. “Isha aq i emocionuar që po bëja marrëveshjen më të mirë të jetës me Allahun e plotfuqishëm duke u konvertuar në Islam” tha Abdulazizi gjatë ceremonisë së konvertimit, duke vlerësuar veshjen saudite dhe duke e përshkruar atë si të rehatshme dhe të bukur.
Kur Abdulazizi ishte në vendin e tij dëgjonte gjëra negative për Islamin nëpërmjet kanaleve të medieve të cilat kishin për qëllim të shtrembëronin imazhin e tij. Nuk mjafton ta kuptosh Islamin vetëm duke lexuar për të. “Duhesh të takosh edhe njerëz qe e përfaqësojnë atë dhe reflektojnë frymën e tij të vërtetë” tha Abdulazizi. Ai e konsideron veten fatlum që ka gjetur Islamin nëpërmjet miqve të tij musliman me të cilët në Mbretërinë Saudite u takua dhe mësoi se Islami është fe e drejtësisë dhe tolerancës. “Muslimanët dhe sauditët janë të këndshëm, modest dhe të hapur ndaj të tjerëve.” tha Abdulazizi, duke shtuar se ndjehej sikur ata ishin pjesë e familjes së tij, dhe kur nuk kishte përjetuar ndonjë keqtrajtim nga ana e tyre. Ajo qe e tërhoqi më së shumti Abdulazizin ishte se shoqëria saudite ishte religjioze. Kjo u ndihmon njerëzve ta bëjnë fenë si pjesë të përditshme të jetës së tyre. “Do të dëshiroja të sillja koleget e mi këtu në Mbretërinë Saudite për të provuar atë që kam bërë unë dhe të ndryshojnë pikëpamjet e tyre ndaj Islamit” shtoi ai.
Abdulazizi u bëri thirrje biznesmenëve të tjerë muslimanë që të punojnë në joshjen e biznesmenëve të huaj ndaj Islamit. I akuzoi ata në mos marrjen e iniciativave serioze për të thirrur kolegët e tyre në këtë fe të lavdishme. “Ne mund t’i ofrojmë libra Islam gjatë takimeve të biznesit të cilat u ndihmojnë të përfaqësojnë imazhin e vërtetë të islamit.” tha Abdulazizi.
Mësuesi dhe dijetari Esam Abdul Rezzak i cili po përkthente për Abdulazizin tha se “fytyrat publike luajnë rol të madh në shoqëritë e tyre në projektimin e imazhit të caktuar.” Njerëzit e suksesshëm kanë besueshmëri në mesin e anëtareve në shoqërinë e tyre, pasi ata konsiderohen të rëndësishëm. Prandaj, “kur ata zgjedhin konvertimin në Islam, ata ngjallin kureshtje tek të tjerët të cilët nga ana tjetër duan të dinë më shumë për këtë fe, tha Abdul Rezzak.
Përshtati: Naim Berisha
Referenca: http://arabnews.com/saudiarabia/article567630.ece
Burimi: www.islamifejaevertëtë.com