BallinaARTIKUJProfetë të tjerëPërse Allahu –i Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë!- e ka sprovuar Ejjubin...

Përse Allahu –i Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë!- e ka sprovuar Ejjubin (paqja qoftë mbi të!)?

Përse Allahu –i Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë!- e ka sprovuar Ejjubin (paqja qoftë mbi të!)?

Pyetja: Përse Allahu, i Lavdëruar dhe Lartësuar qoftë!, e ka sprovuar Ejjubin (paqja e Allahut qoftë mbi të!)? Kam dëgjuar se njëri personat e dobët kishte kërkuar nga ai mbrojtje dhe ai nuk ia kishte dhënë, andaj, Allahu -i Lavdëruar dhe Lartësuar qoftë!- e ka dënuar për këtë. A është kjo histori e vërtetë?

Përgjigjja: Të gjitha lavd-falënderimet janë për Allahun!

Së pari:

Kuptimi i dukshëm nga Kur’ani i Shenjtë sugjeron se sprova e Allahut për Pejgamberin e Tij Ejjubin (paqja e Allahut qoftë mbi të!) nuk ishte si shkak i dënimit për ndonjë mëkat apo vepër të mosbindjes; por, ishte për arsye të njohura për të, -qoftë i Lavdëruar dhe i Lartësuar! Ndoshta njëra nga arsyet ka qenë në mënyrë që ta gradoj në pozitë të lartë për shkak të meritës së durimit të tij, ashtu që, ai të mund të arrin një gradë të lartë në Ditën e Gjykimit.

Allahu, i Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë!, e lavdëron atë për durimin e tij, sikurse thotë (përkthimi i kuptimit): Ne e kemi ditur se ai është i durueshëm. Ka qenë rob i mrekullueshëm, që shpesh kthehej në pendim (tek Ne)” [Sad (38):44]. Kjo është në kontekst të lavdërimit dhe rekomandimit, dhe lartësimit në pozitë, e cila dallon nga konteksti i qortimit që përmendet në tregimin e Junusit (paqja e Allahut qoftë mbi të!), ku Allahu, i Lartësuar qoftë, thotë (përkthimi i kuptimit):

“Dhe e gëlltiti peshku (i madh), sepse ai e meritonte këtë,dhe sikur ai të mos ishte prej atyre që e lartësonte (Allahun),do të mbetej me siguri në barkun e tij deri në ditën kur do të ringjallen.Por, Ne e nxorëm në një vend të shkretë, ndërsa ai ishte i sëmurë,”[es-Saffat (37):142-145].

Së dyti:

Në Sunetin e Profetit ekziston një rrëfim i cili tregon se Ejjubi (paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka qenë i dëlirë nga çdo mëkat i cili mund të ishte shkaktar i sëmundjes e cila e kishte prekur.

Rrëfehet nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:

“Me të vërtetë Ejjubi, Pejgamberi i Allahut, ka vuajtur në sprovat e tij për 18 vjet, dhe ai është anashkaluar nga të afërmit dhe të huajt, përveç për dy vëllezërit e tij të cilit ishin nga më të afërtit e vëllezërve të tij. Ata do të vinin tek ai në mëngjes dhe në mbrëmje. Njëri nga ata [njëherë] i tha shokut të tij: A e di se, Pasha Allahun, Ejjubi do të duhej të ketë kryer ndonjë mëkat që askush tjetër nuk e ka kryer? Shoku i tij ia ktheu: Pse po thua kështu? Ai i tha: Që 18 vjet, Allahu nuk i ka treguar mëshirë dhe nuk i ka dhuruar lehtësim. Kur shkuan tek ai në mbrëmje, njeriu nuk mundi që të duronte pa i treguar për këtë [bisedën]. Ejjubi tha: Nuk e di për çfarë po flet, por, Allahu e di se unë po kaloja pranë dy burrave të cilët po diskutonin, dhe ata po përmendnin Allahun, unë do të shkoja prapa në shtëpinë time dhe të dhuroja shpagim në emrin e tyre, sepse nuk dëshiroja që Allahu të përmendej veçse në mënyrën e duhur…”

Rrëfyer nga Ebu Ja‘la në “el-Musned”, 6/299; Ibën Hibbani në “Sahihun” e tij, 7/159; el-Hakimi në el-Mustedrek, 2/635

Ky hadith është klasifikuar si “sahih” nga Ibën Hibbani. El-Hakimi, ka thënë: (Është “sahih”) sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, megjithëse nuk e kanë shënuar. Kjo, gjithashtu, është përmendur nga Dhehebiu në et-Telkhis. Në Fet’h el-Bari, 6/421, Ibën Haxheri e ka përshkruar si rrëfimi më i mbështetur në këtë temë. Është klasifikuar si “Sahih” nga el-Albani në es-Silsileh es-Sahihah, nr 17. Disa nga dijetarët e konsiderojnë si me të meta. Shih: Ehadith Mu‘allah Zahiruha es-Sihhah, fq. 54. Shih, njashtu: el-Bidajeh ue’n-Nihajeh, 1/254-259

Së treti:

Dijetarët kanë përmendur se urtësia prapa sprovave ndaj Profetëve ishte për të graduar pozitën e tyre dhe lartësuar figurën dhe reputacionin e tyre.

Shejh Ibën Baz (Allahu e mëshioftë!) ka thënë:

“Allahu, i Lavdëruar dhe Lartësuar qoftë, sprovon robërit e Tij me kohëra të mira dhe të këqija, vështirësi apo lehtësim. Ai i teston ata, ashtu që, t’ua shtojë gradat dhe t’ua përmirësojë figurën dhe reputacionin e tyre, dhe t’ua shumëfishoj shpërblimet për veprat e tyre të mira, sikurse ka vepruar me Pejgamberët dhe të Dërguarit (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi ta!) dhe të devotshmëve në mesin e robërve të Tij. Profeti (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Nga njerëzit më ashpër të sprovuar janë Pejgamberët, pastaj, më të mirët afër tyre dhe pastaj më të mirët afër tyre.” Rrëfyer nga Tirmidhiu, 2398.

Andaj, nëse ndonjëri nga robërit e devotshëm të Allahut sprovohet me sëmundje dhe të ngjashme, kjo i shëmbëllen sprovave të Pejgamberëve dhe të të Dërguarve, dhe shërben për t’u graduar pozitat dhe t’ua shtoj shpërblimet, ashtu që, ai të jetë shembull për të tjerët në durim dhe kërkim të shpërblimit tek Allahu.

Mbaroi citimi nga Mexhmu‘ Fetava Ibën Baz, 4/370-371

Ne më pare në faqen tonë elektronike kemi diskutuar në detaje arsyet e ndryshme prapa sprovave të Profetëve, dhe ne kemi cituar shpjegimin e kësaj çështje nga dijetari kolos Ibn el-Kajjim. Shiko fetuan me numër 72265

Dhe Allahu e di më së miri!

Islam Q&A

Burimi në anglisht: http://www.islamqa.com/en/172543

Burimi në arabisht: http://islamqa.info/ar/172543

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

Must Read