BallinaAKTUALEMjekësia dhe IslamiPirja e jogurtit mund të ndihmojnë ndaj shtypjes së lartë të gjakut

Pirja e jogurtit mund të ndihmojnë ndaj shtypjes së lartë të gjakut

Pirja e jogurtit mund të ndihmojnë ndaj shtypjes së lartë të gjakut

Një studim i ri ka sugjeruar se futja në përdorim e jogurtit me kalori të ulët në shujtat ditore mund të zvogëlojë rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut.

Të dhënat e reja të prezantuara pranë Shoqatës Amerikane të Zemrës, Sesioni Shkencor për Hulumtimin e Shtypjes së Lartë të Gjakut për vitin 2012, ka zbuluar se konsumimi afatgjatë i jogurtit ndikon në pasje të shtypjes sistolike më të ulët, sikurse edhe rrezik të zvogëluar për zhvillimin të shtypjes së lartë të gjakut.

Shtypja sistolike është matja e fuqisë së shtypjes së gjakut ndaj mureve të arterieve kur zemra rrah. Është ai numri i sipërm kur masim shtypjen e gjakut.

Hipertensioni mund të jetë shpesh një gjendje e keqkuptuar. Sipas, Shoqatës Amerikane të Zemrës, Hipertensioni i patrajtuar dëmton dhe fibrizon arteriet. Gërrithjet dhe mbresat në arterie mund të veprojnë sikurse një rrjetë e cila kap mbetjet e ndryshme që udhëtojnë nëpër qarkullimin e gjakut, sikurse kolesteroli dhe pllaka(t)[plaque], pasojë nga e cila mund të vije deri tek bllokada. Është e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm ndaj hipertensionit, sepse simptomat shpesh nuk vërehen.

Studime të mëhershme kanë treguar dobitë e ndryshme shëndetësore të jogurtit. Konsumimi i shpeshtë është i shoqëruar me peshë të shëndetshme trupore dhe një indeks të masës më të ulët.

Jogurti përmban kalcium, shumë përbërës ushqyes të domosdoshëm ditor, dhe lehtë kombinohet me ushqime apo vetmas. Një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, jogurti të mban të ngopur dhe më gjatë, ku si lëng të mban mirë të hidratuar.

Këta hulumtues udhëhoqën një studim i cili zgjati për 15 vjet duke ndjekur më shumë se 2 mijë vullnetarë të cilët nuk vuanin nga hipertensioni në fillim të studimit. Përgjatë periudhës së studimit, pjesëmarrësit mbushën pyetësor në tri kohët të ndryshme për të matur marrjen e jogurtit.

Rezultatet treguan se 31% e vullnetarëve kishin gjasa më të pakta për të zhvilluar shtypje të lartë të gjakut, kur së paku 2% e kalorie të tyre ditore përmbanin jogurt, e barasvlershme me një gotë 170 gramshe, në çdo tri ditë. Njashtu, shtypja e tyre sistolike u ngrit më pak krahasuar me ata të cilët nuk kishin pirë jogurt. Këto zbulime mbështesin një besim të zakonshëm se produktet e bulmetit-yndyrë ulët zvogëlojnë hipertensionin.

Shujtat me jogurt-yndyrë-pak, të kombinuara me aktivitet fizik, mund të parandalojnë sëmundjet kronike sikurse hipertensioni dhe të mbani nën kontroll shëndetin tuaj.

Duhet që të ceket se ky studim është prezantuar në një konferencë dhe i publikuar si një abstrakt. Ai akoma nuk është publikuar në një revistë të inspektuar nga një panel shkencor.

Burimi: Medical News Today

P.S. Parandalimi është ilaçi më i mirë, sëmundja e rëndë trajtohet me barna dhe tek mjeku.

www.islamifejaevertete.com

Must Read