Pishtar prej drite
I sheh nga lartë ata që nuk po e gjejnë rrugën. I sheh në rrafshnaltë të humbur, i mbikëqyr shpirtrat e tyre, andaj edhe ua ndez një pishtar prej drite që ta shohin rrugën e kthimit! Kështu kthehen në rrugë të njohur dhe të ndriçuar.
Nuk të udhëzon ngase je filani, biri i filanit por të udhëzon ngase Ai do!
“E udhëzon kë të dojë në rrugë të drejtë”. (El-Bekare, 142] Ofroja zemrën tënde vullnetit të Tij të shtrenjtë.
Ndonjëherë të udhëzon, mirëpo ti refuzon të jesh falënderues për këtë udhëzim, të veprosh atë që të takon, andaj edhe ta revokon, sikurse puna e atij të cilit i dha të gjitha argumentet e Tij: “Kur ai u zhvesh (nga udhëzimi) e pasoi shejtanin, dhe kështu u bë prej të humburve”! [ElAraf, 175) E kur e falënderon për udhëzimin që të ka dhënë dhe punon atë që të takon nga ky udhëzim, të begaton me udhëzime të tjera, e ti përsëri e falënderon dhe punon, e Ai përsëri dhe përsëri të begaton, derisa e gjithë jeta jote të jetë nën udhëzimet e Tij…
Djelmoshat e shpellës i udhëzoi në besim, e pas besimit ua dha udhëzimin e durimit në besimin e tyre. Më pas i udhëzoi drejt rrugës së shpëtimit, pastaj ua caktoi një gjendje e cila do t’i shpëtonte. Ua vuri mbulojën në veshët e tyre (i la në gjumë) për vite të tëra në shpellë. I Lartësuari për ta thotë: “Ata ishin disa djelmosha që e besuan Zotin e tyre andaj ua shtuam atyre udhëzimin” (El-Kehf, 13]
Burimi:
Ali Ibn Xhabir el-Fejf
“Ai është Allahu – Rrugëtimi drejt qiellit të shtatë”