Plotësimi i dëshirave fëmijërore për shkak të qarjes së tyre pranë prindërve
Mjaft shpesh ndodh që fëmija të kërkojë diçka nga prindërit, qoftë nga nëna apo nga babai, dhe kur ata ia refuzojnë, fëmija ia shpërthen të qarit të vrullshëm duke provuar kështu se mos arrin qëllimin e dëshiruar.
Natyrisht, prindërit kjo e qarë shumë shpejt do t’i bëjë nervoz dhe do të shpejtojnë që ta plotësojnë “dëshirën” e fëmijës, qoftë për shkak të asaj se iu dhimbset, qoftë për shkakun e thjeshtë që ta bëjnë të hesht e të shpëtojnë nga zhurma e tij.
Ky është ndër gabimet më të rrezikshme në edukimin e fëmijëve dhe pashmangshëm rezulton me dobësimin e shpirtit dhe personalitetit të fëmijës.
Dr. Muhammed Sigab thotë: “Kam dëgjuar nga Malik b. Nebijji se i është drejtuar një njeri duke kërkuar nga ai këshillë se si ta edukojë fëmijën e vet të posalindur. Ai e pyeti: “Çfarë moshe ka fëmija?” Njeriu iu përgjigj: “Një muajsh.” Maliku iu përgjigj: “Treni yt qëmoti paska kaluar.
” Unë, atëherë, kam menduar se Maliku është sjellë shumë lehtazi ndaj kësaj çështjeje dhe se ka patur mundësi të sillet më mirë. Mirëpo, kur i kam hyrë më në thelb kësaj çështjeje dhe kur kam menduar mbi këtë, e kam parë se Maliku ka patur plotësisht të drejtë. Ngase, çdo herë që fëmija qan, nëna menjëherë nxiton ta ushqejë. Kështu, që në ditët më të hershme të jetës së vet, fëmija mëson se e qara është mjet për plotësimin e nevojave dhe dëshirave. Fëmija me këtë vetëdije edhe rritet.
Marrë nga libri: “Gabimet e rrezikshme në edukimin e fëmijëve”, Muhammed Ibrahim b. el-Hamed