Po nëse nuk e agjëroj muajin e Ramazanit ?!
Të mos e agjërosh muajin e Ramazanit, pa pasur ndonjë arsye e cila të pengon nga agjërimi, është mëkat i madh. Madje, kjo bëhet shkak për të qenë larg nga mëshira e Zotit të Madhëruar.
Ebu Hurejra(radijallahu anhu) tregon Profeti(alejhi selatu ue selam), pasi u ngjit një ditë në minber, tha: ‘Amin!’. Kur e pyetën se përse veproi ashtu, u përgjigj: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: “Kush e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk e ka shfrytëzuar (si mundësi) që t`i falen gjynahet, Allahu e largoftë nga mëshira e Tij! Thuaj ‘Amin!” Unë thashë: ‘Amin!”.
Pra, muslimani jo vetëm që e ka obligim ta agjërojë këtë muaj të begatë, por duhet të përpiqet me të gjitha forcat që të përfitojë sa më shumë nga begatitë dhe mirësitë e tij, duke i shtuar adhurimet vullnetare dhe veprat e mira në tërësi.
Autor: Udha e besimtarëve
Titulli: Flladi i ramazanit 2017
Formati: 3.5 x 5.5
Faqe: 48
Botues: Udha e besimtarëve
Viti: 2017
Vendi: Tiranë, Shqipëri