BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiPO NUK PATE TURP, BËJ ÇTË DUASH!

PO NUK PATE TURP, BËJ ÇTË DUASH!

PO NUK PATE TURP, BËJ ÇTË DUASH!

TURPI ËSHTË DEGË nëpërmjet së cilës manifestohet imani. Mu për këtë ka ardhur porosia e fuqishme profetike për ta kultivuar këtë virtyt që sjell shumë dobi dhe përfitime në jetë. Turpi i kultivuar natyrshëm bëhet, rëndom, pengesë që të mos bëhen vepra të liga e të pahijshme, të cilat natyrshmëria njerëzore vetvetiu i refuzon. Mund të duket gjë e thjeshtë, por e vërteta interesante qëndron në faktin se të qënit i turpshëm ishte porosi e të gjithë të dërguarve për popujt e tyre. Pra, është porosi hyjnore për njerëzimin të cilën ata, ndër gjërat e rralla, e kanë trashëguar dhe përcjellë breza e gjenerata. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Gjëja e fundit që është trashëguar nga porositë e hershme profetike është: Nëse nuk turpërohesh, bëj çfarë të duash.” (Hadith)

Këtë e kanë përcjellë njerëzit edhe pa e
ditur se është porosi e kahmotshme profetike. Si duket, kjo është ndër pikat e shumta ku takohet shpallja me natyrshmërinë dhe arsyen.

Hoxhë Ekrem Avdiu

Must Read