BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiPorosi nga Ibn Kajjimi për çdo musliman që mbart dije

Porosi nga Ibn Kajjimi për çdo musliman që mbart dije

Dituria duhet të pasohet me vepra

Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kushdo që ka dituri të thellë për atë që Allahu ia ka zbritur të Dërguarit (alejhi selatu ue selam) do të vërejë se shumica e njerëzve që shquhen si fetar shpesh janë njerëzit më së paku fetar. Çfarë feje ose mirësie ekziston te një person, i cili e sheh të keqen duke u kryer, e sheh shkeljen e kufijve të Allahut, humbjen e fesë te njerëzit, braktisjen e Sunetit të të Dërguarit(alejhi selatu ue selam) dhe propagandën kundër Sunetit të tij, ndërsa ai mbetet indiferent?
Gjuha e tij hesht. Ai është një shejtan memec për dallim nga shejtani i zëshëm, i cili e ngrit zërin kundër fesë. A nuk është fatkeqësi në fe për ata të cilët kur arrijnë lidership dhe furnizim në kurriz të fesë, fare nuk brengosen se çfarë po ndodh me fenë? Natyrisht, se prej këtij grupi më të këqijtë janë ata të cilët aspak nuk pikëllohen nga gjendja e keqe e njerëzve. Sikurse një personit të tillë t’i sulmohej nderi, pasuria ose statusi i tij, sigurisht se do ta shihnim duke i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta mbrojtur veten nga sulmi. Njerëzit e tillë janë sprovuar, kanë rënë në provim dhe kanë humbur vlerën tek Allahu, mirëpo ata nuk e kuptojnë.
Sprova me të cilën janë goditur është vdekja e zemrave të tyre. Kur zemra është e gjallë dhe funksionon si duhet, ajo zemërohet për kauzën e Allahut, të Derguarit të Tij dhe kërkon ta ngrit fenë e Tij.

Burimi:
Libri:”Margaritarët dhe xhevahiret”
Autor: Abdul-Malik Muxhahid

Must Read