Portreti i një udhëtari
Me Emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Atë e lavdërojmë vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Atë që All-llahu e udhëzon, askush nuk mundet t’a humbë. Dhe atë që All-llahu e privon nga Rruga e Drejtë, askush nuk mundet t’a udhëzojë.
Dëshmoj se askush nuk meriton adhurim përveç All-llahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.Dhe më pas:
Fudejl ibën Ijadi – Rahimehull-llah – njëherë ndejti me një të moshuar dhe e pyeti “Sa vjeçar je?”, i moshuari iu përgjigj “60 vjet”. Shtoi Fudejli: “ A e ke ditur se për 60 vjet ti je duke udhëtuar drejt Zotit tënd, dhe pothuajse vetëm sa s’ke arritur ?“ Plaku ra në qetësi. Ai pëshpëriti, “Inna lil-laahi ue Inna Ilejhi Raxhi’un (Të All-llahut jemi dhe te Ai do të kthehemi).” Fudejli pyeti: “A e di domethënien e kësaj thënie?! Ti je duke thënë se je rob i All-llahut dhe se te Ai do të kthehesh. Cilido që e din se është rob i All-llahut, dhe se te Ai do të kthehet, duhet të dij se do të qëndrojë në Ditën e Gjykimit. Dhe cilido që e di se do të qëndrojë në Ditën e Gjykimit, le ta dijë se ai do të jetë përgjegjës për atë ç’ka ka bërë në këtë jetë. Dhe se ai që e din se do të jetë përgjegjës për atë ç’ka ka bërë, le t’a dijë se do të pyetet. Dhe çdokush që e di se do të pyetet le të përgadit që tash përgjigje!”. “ Ç’ka të bëj unë atëherë?”, pyeti njeriu. “Është thjeshtë. Kryej vepra në atë ç’ka të ka mbetur në jetë, do të të falët e kaluara. Nëse jo, atëherë do të llogaritesh për të kaluarën dhe për ç’ka do të vjen”, iu përgjegj Fudajli
Në kohërat jo shumë të largëta, sa herë që ndërmirrej ndonjë udhëtim mirreshin masa të caktuara. Shkretëtirat ishin të gjata, të nxehta dhe të ashpra. Të pamëshirshme. Atëherë nuk mund të shihej asnjë njeri me milje përveç sipërfaqe të tëra kodrash shterpe me rërë. Kështu që, duhej të posedoje rezerva në ushqime para se të filloje udhëtime. Duhej të kishe ushqim dhe ujë të mjaftueshëm, çdo gjë që të ndihmon për udhëtim.
Që kështu, në ajetet ku flitet për haxhin, kur secili duhet të merrë udhë për të arritur në Ka’be, All-llahu tërhoqi vëmendjen e robërve të tij në një udhëtim tjetër, në udhëtimin e çdo shpirti pa marrë parasysh se a e dinë ata apo dëshirojnë të mbeten të pakujdesshëm. All-llahu tërhoqi vëmendjet e tyre në udhëtimin kah Jeta e Përtejme,kah Xhenneti apo Xhehennemi. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë),e furnizimi më i mirë është devotshmëria,o ju të zotët e mendjes keni dronë Time” . – (El Bekare:197)
Transmeton ibni Umeri:”Një ditë isha me Muhammedin (sal- All-llahu ‘alehji ue sel-lem). Ai u kthye kah unë, shtrëngoi të dy krahët e mi me duart e tij të bekuara, dhe tha: “Qëndro në këtë botë si një i huaj apo një udhëtar.” Dhe sa herë që ibni Umeri ua transmetonte këtë hadith nxënësve të tij, shtonte: “ Kur të arrini mbrëmjen, mos e pritni agimin, dhe nëse e arrini agimin mos e pritni mbrëmjen . Shfrytëzojeni shëndetin para sëmundjes, si dhe shfrytëzojeni jetën para vdekjes.” –( Buhariu ).
Tregimi yt dhe i imi duhet të jenë tregime të një të huaji në qytet apo të një udhëtari. Në kohë të fundit, autori ka jetuar një jetë të një njeriu të huaj që po përgaditej të udhëtonte. Ka gjashtë vjet që ai ka jetuar në Medine Munevere dhe tani ka ardhur koha që të shkon më tej. Këtyre ditëve, ai bleu një copë sapuni dhe mendoi në vete, a thua vallë se a do të jetojë aq gjatë që të përdori tërë këtë copë, apo duhet t’a marrë një tjetër më të vogël?! Pajisjet dhe veglat ranë nga raftet e supermarketit. Mu duk interesant, por nuk kishte kohë për gëzim, sepse ato duhej të ktheheshin nëpër rafte. Udhëtimi vetëm sa s’ka filluar. E kreva edhe një udhëtim plotësues në Xhaminë e Muhammedit (sal-All-llahu ‘alehji ue sel-lem), ku i kushtoja kujdes qëndrimit në namaz. Udhëtimi vetëm sa s’ka filluar.
Kur prindërit tanë, Ademi dhe Hava – Alejhuma Selam – qenë përjashtuar nga Xhenneti, zemrat e tyre vazhduan të rënkojnë për shtëpinë e tyre të parë. Ju e dini se si është kur të rinjtë shkojnë në kamp. Çdo natë ata qanjnë sepse janë të përmalluar për shtëpi. Kështu ishte edhe me prindërit tanë. Dhe ne si fëmijët e tyre, si besimtarë në All-llahun e Lartësuar, në Pejgamberin (sal-Allahu ‘alehji ue sel-lem) dhe në botën tjetër, ky është ai përmallim për shtëpi, për çdo ditë për derisa nuk arrijmë në shtëpi, inshAll-llah. Kjo është ndjenja e një të huaji, këtë duhet t’a ndiejmë gjatë tërë jetës.
Muhammedi (sal-All-llahu ‘alehji ue sel-lem) ka thënë: “Çka kam unë me këtë botë. Shembulli i kësaj bote dhe shembulli im është si shembulli i një udhëtari. Duke udhëtuar në nxehtësinë e pasdites, ai ndalet të pushojë nën hijen e një peme për disa çaste. Më pastaj ai u ngrit dhe shkoi” (Ahmedi, Tirmidhiu. Hadith hasen).
Udhëtimi është jeta! Destinacioni është Xhenneti ose Xhehennemi. Aliu (radijAll-llahu ‘anhu) thoshte: “Dunjaja duhet të të braktis ndërsa ahireti është nisur në drejtimin tënd. Të dyja kanë fëmijë, kështu bëhu prej fëmijëve të ahiretit e jo prej fëmijëvë të dunjasë. Në të vërtetë sot ka vepra e jo llogaritje, ndërsa nesër ka llogaritje e jo vepra.”
Një njeri i mençur ka thënë, “I huaj është ai i cili i ik dunjaja, ndërsa ahireti vrapon kah ai. Si mund të preokupohet me diçka që po e braktis e t’ia kthejë shpinën diçkahit që po vie kah ai.”
Ky është udhëtimi në të cilën të gjithë jemi, kështu që tash ne jemi ata që duhet t’a shfrytëzojmë kohën. Muhammed ibën Vasi’u ( Rahimhull-llah) është pyetur njëherë për atë çka mendon ai?! Ai u përgjigj: “Cili është mendimi yt për dikë që çdo ditë udhëton nga një milje drejt ahiretit?!”
Të dashur vëllezër e motra! Secili shpirt është duke udhëtuar. Disa e kanë kuptuar këtë dhe e kalojnë kohën në përgaditje për pyetjet që do të vijnë, për shpërblim. Disa jetojnë “jetë maksimale” sikurse thonë ata, të pakujdesshëm dhe mospërfillës për ahiret. All-llahu (Subhanehu ue Te‘Ala) e përshkruan Ditën në cilën më në fund do të ringjallen dhe ku do t’a shijojnë erën e zjarrit: “(I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta tërhoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë!” ( Kaf :22 )
Ata janë duke jetuar në një dehje djallëzore. Krejt për çka ata brengosen është vetura e re, shtëpi më e madhe dhe një bashkëshorte të bukur. Disa në këtë botë arrijnë të pendohen. Të tjerët do t’a dëgjojnë këtë ajet kur pendimi nuk do t’u bëjë dobi.
Pjesa e dytë: Pakujdesia
Në Suren Kijameh, All-llahu (Subhanehu ue Te ‘Ala) e përshkruan daljen e shpirtit në çastet e fundit. Ai ndoshta ra për të fjetur pa pasur qëllim që të falë namazin e sabahut. Ai ndoshta iu premtoi fëmijëve të tij se ata do të shkonin në Diznilend. Ai i premtoi gruas së tij fustan të ri. Ai i ka premtuar vetes një veturë të re nëse e then rekordin e tij në golf. Mirëpo, megjithatë, sonte atij i erdhi një mysafir i papritur. Oh, por edhe pse sot mysafiri kishte të caktuar një takim me të, mirëpo ai ishte i pakujdesshëm dhe kishte harruar!
“Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit)” – 26
Shpirti nuk e lëshon trupin menjëherë. Ai e lëshon trupin pjesë- pjesë, përderisa nuk arrin në klavikul, përderisa nuk arrin në fyt. Këmbët dhe duart e tij ishin të vdekura. Shpirti gargariste në fyt. Ai klithi. Gruaja dhe fëmijët e tij iu afruan atij. Ç’ka nuk është në rregull?! Ç’ka nuk është në rregull. Jo tash, se tani ai do të fillojë një udhëtim.
“Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): “Kush do ta shërojë?” – 27
Madje edhe në frymëmarrjet e fundit, gruaja e tij shpejton kah telefoni për të thirrë ndihmën e shpejtë. Fëmijët shikonin majtas-djathtas për dikë që të mund t’ua shpëtonte babanë e tyre. Jo, askush nuk mund që t’ua shpëtojë babanë e tyre nga vdekja kur të arrin ajo. Çdokush do të vdesë.
“Dhe ai bindet se ai po ndahet” – 28
Tani ai do të përballet me realitetin. Ai e din se ky është fundi. Koha për nisje ka adhur, tash do të fillon një udhëtim. Nga cila gjë do të niset ai. Nga Kur’ani të cilin e ka kënduar pas namazit të ikindisë? Pas katër rekateve të cilat i ka falur në namazin e natës, në këto netë të ftohta të dimrit? A është nisur bile nga namazi pesë herë në ditë? !
“E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja)”.– 29
Të huajt e pastruan trupin e tij, të panjohurit e mbështjellin trupin e tij me qefin, të panjohurit ia falën Namazin e xhenazez. Poshtë, poshtë në gropën e cila po e priste që nga dita kur ka ardhur në këtë botë. Tani, fillon udhëtimi i tij …
“Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet” – 30
Të dashur vëllezër e motra! Mos e shtyeni pendimin për Ramazan! Mos pritni derisa të shkoni në Haxh! Pendohuni tash e përgadituni për këtë udhëtim! Kthehuni te All-llahu sa nuk është vonë! Tash!
Aliu (RadijAll-llahu ‘anhu) njëherë qëndronte në ballë të një varri dhe i tha shokut të tij, “Po të kishte mundësi ky njeri të kthehej në këtë jetë, çka mendon se do të bënte ky njeri?” Shoku i tij iu përgjegj: “Asgjë përveç veprave të mira.” Aliu (RadijAll-llahu ‘anhu) pastaj tha: “Nëse ato punë nuk mund t’i bëjë ai, atëherë kryej ti.”
Nëse je i ri dhe i bukur sot, ke frikë All-llahun (Subhanehu ue Te ‘Ala) dhe vishu ashtu si të ka urdhëruar Ai. Nëse sot ke shëndet, adhuroje All-llahun (Subhanehu ue Te ‘Ala) sa më shumë që ke mundësi para se të të arrijë pleqëria. Nëse je i pasur sot, përdore pasurinë tënde për hir të All-llah (Subhanehu ue Te ‘Ala) para se të vijë dita kur do t’a humbësh. Nëse ke sot kohë të lirë, shpenzoje kohën në mbajtjen në mend të Kur’anit dhe duke lexuar hadith para se të vijë koha kur nuk do të kesh kohë më. Nëse je i tillë sot, shfrytëzoje jetën tënde në përgaditje për etapën tjetër të udhëtimit tënd, në përgaditje për takimin tënd me All-llahun(Subhanehu ue Te ‘Ala).
Ibni Abbasi (RadijAll-llahu ‘anhum) e ka dëgjuar Muhammedin (sal-All-llahu ‘alehji ue sel-lem) duke e këshilluar dikënd, tha, “Shfrytëzo në jetën tënde pesë gjëra para pesë tjerave: rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se të jeshë i zënë dhe jetën tëndë para vdekjes!”