BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhPranoi Islamin, bëri sexhde dhe vdiq

Pranoi Islamin, bëri sexhde dhe vdiq


Pranoi Islamin, bëri sexhde dhe vdiq

 

Një natë para se të vija te ju e pashë Isain, alejhis salatu ue selam, në ëndërr dhe më tha: “Bëhu musliman…   

Një ditë një djalosh amerikan erdhi në qendrën islame në qytetin e Nju-jorkut dhe iu tha vëllezërve në xhami: “Dua të bëhem musliman, dua ta pranoj Islamin por mos më pyetni për shkakun”, dhe dëshmoi shehadetin (Dëshminë se nuk ka te adhuruar  tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, është i dërguari i Allahut).

Ata ia mësuan mënyrën e marrjes së abdesit dhe faljen e namazit e ai u tha atyre: “Dua të qëndroj me ju disa ditë në qendër.” I dëshiruan mirëseardhje. Ai prej ditës së parë iu ra në sy të gjithëve në qendër me namazin, duanë dhe të qarët e tij të shumtë.

Në ditën e katërt ai erdhi te njëri prej vëllezërve në xhami dhe i tha: “Dëshiroj të dëgjoj Kur’an, më lexo mua prej Kur’anit.” Ai ia ktheu: “O vëllai im, pasha Allahun, unë jam musliman që prej dhjetëra vitesh por unë e përçmoj veten dhe ibadetin tim në krahasim me ty. Të betohem në Allah, më trego se cila është ngjarja jote? Ai u përgjigj: “Unë qysh prej katër vitesh nuk kam fjetur vetëm se duke qarë dhe duke e lutur Allahun që të më udhëzojë në fenë e vërtetë, dhe një natë para se të vija te ju e pashë Isain, alejhis salatu ue selam, në ëndërr dhe më tha: “Bëhu musliman, bëhu musliman, se unë dhe Muhamedi alejhi selam jemi vëllezër, dhe Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, është dërguar për mbarë botën si paralajmërues dhe përgëzues e unë do të zbres në fund të kohës dhe do të gjykoj me sheriatin e tij.”

Pasi që hyra në Islam dhe fillova të falem gjeta rehati, lumturi dhe ndjenjë të çuditshme të cilën nuk e kam ndier gjatë gjithë jetës sime. Ky është shkaku i faljes dhe lutjes sime të shumtë. Shejhu tha: “Në këtë ditë, në namazin e jacisë u ngrit ky djalosh për t’u falur dhe në rekatin e parë ra në sexhde e nuk u ngrit prej sexhdes së tij. Pasi që përfundoi namazi, e thirri imami djaloshin për t’u ngritur por ai nuk u ngrit. U afruan për ta lëvizur por ai kishte vdekur.

Prej fryteve të kësaj ngjarjeje:

– Vlera e sinqeritetit dhe se ai e udhëzon njeriun për në të drejtë dhe në të mirë.Vlera e qendrave islame dhe xhamive në thirrjen për Allahun. –

    
– Mesazhi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, është mesazh i vërtetë e i përjetshëm siç u shfaq në ëndrrën të cilën e kishte parë djaloshi.
– Manifestimi se lumturia e birit të njeriut nuk mund të jetë vetëm se në 
Islam.
– Manifestimi i begatisë së Allahut, butësisë së Tij dhe mëshira e madhe
 që ka Ai mbi robërit e Tij.

Kjo ngjarje është treguar nga Shejh Muhammed Hassan

Përshtati: Merita Rexha 

Burimi: http://www.pertymoter.net

http://www.islamifejaevertete.com/

Must Read