BallinaPraktikaFikhuPREJ RREGULLAVE TË ISLAMIT NË NGRËNIE DHE PIRJE

PREJ RREGULLAVE TË ISLAMIT NË NGRËNIE DHE PIRJE

PREJ RREGULLAVE TË ISLAMIT NË NGRËNIE DHE PIRJE

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Prej Ibnu Umerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, është transmetuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse dikush prej jush ha, të hajë me të djathtën dhe nëse pi, të pijë me të djathtën, sepse shejtani ha me të majtën dhe pi me të majtën.”

Transmetuesi i hadithit

Ai është sahabi i madh Abdullah ibnu Umer ibnu Hatab, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Ka transmetuar shumë hadithe. Ka qenë nga njerëzit më të fortë në ndjekjen e Sunetit. Vdiq në vitin 73 h. Allahu qoftë ikënaqur prej tij.

Kuptimi i përgjithshëm

Prej qëllime të larta të Islamit është edukimi i umetit të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me moralet e çmuara dhe cilësitë e lavdëruara. Për këtë ka thirrur për përdorimin e dorës së djathtë në ngrënie dhe pirje. Por disa njerëz veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe fenë e Allahut. Prej kësaj është edhe përngjasimi me shejtanin në veprimet e tyre gjatë ngrënies dhe pirjes. Ky hadith tregon se myslimani duhet të hajë dhe pijë me të djathtën dhe nuk i lejohet ngrënia dhe pirja me të majtën, sepse shejtani ha e pi me të.

Myslimani është i urdhëruar t’i shmanget veprimit dhe sjelljes së shejtanit. Ne kemi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) një shembull të mirë. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) përdorte të djathtën për ushqimin, pijen, rrobat dhe të majtën për gjëra të tjera.

Dobitë e hadithit

Nxitja për ngrënien dhe pirjen me të djathtën dhe se kjo gjë është prej rregullave të Islamit.

Ngrënia dhe pirja me të majtën janë prej sjelljeve dhe veprimeve të shejtanit.

Burimi:
Përktheu: Abdurrahman Ruka
Burimijetes.info

Must Read