BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhPrifti, vet i 13-i pranon Islamin

Prifti, vet i 13-i pranon Islamin


JOSEPH AMADO, prift katolik (Sierra-Leone)

Prifti katolik, Joseph Amado, i cili shërbente në kishën “The New Papal Church of Kenema” të Sierra-Leones, deklaroi se e pra­noi Islamin së bash­ku me dymbëdhjetë anëtarët e familjes së tij. Menjë­herë pas pranimit të Islamit, prifti Joseph Amado e ndërroi emrin dhe tani quhet Ahmed Jusuf. Gjithë dokumenta­cio­nin zyrtar dhe atë konfidencial ia dorë­zoi kishës.

Para se të bëhej musliman, Ahmed Jusufi mori pjesë në një konferencë fetare për Misionarët e Ki­shës në Frankfurt të Gjer­manisë. Në atë konferencë ai qe i ngarkuar me detyrën që të ndër­tonte një kishë të re në Sierra-Leone. Por, dëshira dhe vull­ne­ti i All-llahut ishte që Ahmet Jusufi të kalonte në Fenë Islame!

Lajmet për kalimin e priftit në Fenë Islame shkaktuan tron­ditje e befasi në qarqet klerikale, ve­çanërisht në Sierra-Leone. Aty kisha shfaqi frikë e brengosje, ngase ish-prifti ishte një pre­dikues i njo­hur. Ahmed Jusufi deklaroi se edhe familja e tij dy­m­bë­dhjetanëtarëshe do të angazhohet në përhap­jen e Mesazhit Is­lam. Ata do të apelojnë edhe te të tjerët që të kalojnë në Fenë Islame, në këtë fe me mësime e porosi të çmueshme.

Nga ana tjetër, rrethet islame e pranuan me shumë ngroh­tësi përqafimin e Fesë Islame nga Ahmed Jusufi, i cili thotë: “E gjeta rrugën për në Fenë Isla­me pas njëzet vjet studimi në literaturën islame, shkencat islame dhe bazat e saj.”

Revista e përjavshme amerikane “Newsweek” shkruan: “Krish­te­rimi në Afrikë është një forcë në rënie, kurse Islami është një forcë në rritje, me dhjetë milionë muslimanë më shumë çdo vit!”

 

Në fund, Ahmed Jusufi thotë: “Do të përpiqem që edhe të tje­rët ta përqafojnë Fenë Islame në Afri­kë”, dhe lutet e uron: “Zoti do t’i udhëzojë edhe të tjerët nga errësira e idhujtarisë në Dritën Islame.”


www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read