BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjePse mbulohen sot femrat muslimane?

Pse mbulohen sot femrat muslimane?

Pse mbulohen sot femrat muslimane?

Pyetje: Pse në ditët e sotshme po mbulohen femrat muslimane, edhe sa i përket kësaj mbulesa fetare nëpër shkolla është e ndalushme dhe unë mendoj se nuk ka ligj ose rregullore për këtë. Cila është arsyeja e kësaj nëse ne
shqiptarët mundohemi të hyjmë në Evropë me femra të zhveshura a mendoni edhe ju se është gabim i madh kur shtetet e Evropes mundohen qe t’i mbulojnë femrat e tyre dhe a mendoni se disa femra mbulohen vetem për para?
Kërkoj falje nëse kjo pyetje është ofenduese për ju.

Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Si në ditët e sodit ashtu edhe më herët, motrat muslimane janë mbuluar se kështu kanë qenë të urdhëruara prej Allahut, dhe me këtë ato e kanë zbatuar fjalën e Allahut ku thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues”. (Ahzab–59)

Ndërsa sa i përket ndalimit të mbulesës nëpër shkolla, padyshim se kjo është një luftë kundër Islamit e cila zhvillohet nëpër shumë vende, duke u munduar që të çrrënjosin moralin dhe nderin e motrave muslimane, e duke harruar se Allahu (azzevexhel) thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e Allahu nuk do tjetër pos ta përsosë dritën e Tij, edhepse e urrejnë këtë jobesimtarët”. (Teubeh – 32) Dhe pa marrë parasyshë se ka apo nuk ka rregullore e cila ndalon mbulesën islame nëpër vende të caktuara, ligji dhe rregullorja e tillë nuk hyn në konsideratë fare, ngase çdo ligj i cili nuk është i bazuar në Kur’an dhe Sunet
është i kotë dhe i pavlerë.

E sa i përket zhveshjes dhe lakuriqësisë së femrave shqiptare, kjo nuk tregon gjë tjetër prëveç mentalitetit të dobët dhe ndjenjave të pakontrolluara të atyre të cilat pasojnë verbërisht epshet dhe djallin. Njëkohësisht ato vërtetojnë fjalën e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) i cili thotë: “Do t’i pasoni rrugët e atyre që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, hap pas hapi, dhe sikur të hynin ata në birën e hardhucës, do të mundoheshit të hyni edhe ju. Thanë: O i Dërguar i Allahut: A krishterët dhe jehudët? Tha: Kënd tjetër? (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa, a mendoj se disa femra mbulohen vetëm për para? Jo, nuk mendoj asnjëherë. Ngase sot nuk ekzistojnë njerëz që japin para për t’i mbuluar femrat, por përkundrazi ekzistojnë të tillë të cilët japin pasuri dhe kontribut të madh, për të prishur moralin e rinisë islame dhe për të dobësuar muslimanët. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë, dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të tubohen në Xhehenem”. (Enfal – 36)
Gjithashtu, edhe sikur të kishte të tillë të cilët japin para për t’u mbuluar femrat muslimane, muslimanja është e vetëdijshme se adhurimet nuk bëhen për shkaqe të kësaj bote, por ato i kushtohen plotësisht Allahut (azzevexhel) dhe se gjërat që janë me interes apo me dhunë, nuk janë afatgjate.
Allahu e di më së miri.

Burimi:
Pyetje dhe Përgjigje
nga Hoxhë Omer Bajrami
Përmblodhi: Hetem Ibrahimi

Must Read