Qëndroni të vendosur, mos ndryshoni për shkak të sulmeve të shpeshta ndaj jush, ose për sharjet ndaj fjalëve dhe qëndrimeve tuaja, përderisa ju keni të drejtë, prandaj qëndroni të vendosur në të vërtetën, sepse e vërteta është e fortë dhe ajo nuk lëviz.
Pastaj mbrohuni nëse jeni në pozitë dobësie, nuk ka asgjë më pak se të mbroheni. Nëse jeni në pozicionin e forcës atëherë duhet të sulmoni, përndryshe ditët ndryshojnë, por më e rëndësishmja është që nëse jeni në pozicion dobësie duhet të qëndroni fort.
Dhe mos thoni se të gjithë njerëzit janë kundër, por qëndroni në të vërtetën. Allahu është përkrahës i fesë së Tij, i Librit të Tij dhe i të Dërguarit të Tij në çdo kohë, por ju patjetër që do të lëndoheni.
Ky ishte imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, të cilin e tërhoqën zvarrë pas mushkës në treg dhe e rrahën me kamxhik, porse ai bëri durim dhe qëndroi i palëkundur.
Ky ishte Shejhul Islam Tekijjudin ibnu Tejmijjeh, të cilin e morën rreth e qark me karrocë në treg, pastaj e hodhën në burg dhe ai qëndrojë i palëkundur.
Kurrë nuk është e mundur, që toka të shtrohet me trëndafila dhe lule për atë që i përmbahet Sunetit. Kush e synon diçka të tillë ka synuar të pamundurën.
[Shpjegimi i “Poemës së Nunijes” të imam Ibnul Kajjimit, nga shejh Ibnu Uthejmini -Allahu e mëshiroftë-].