Rreth nesh

Fanari.al është faqe e themeluar me qëllim të përhapjes së të mirës, fjalës së Zotit në gjuhën shqipe. Si platformë e hapur synojmë të jemi të dobishëm, fanar i mësimeve islame nga burimet autentike: Kurani, tradita profetike dhe kuptimi i gjeneratave të arta.

 

Fanari.al është vazhdimësi e ri-brenduar dhe ri-formatuar e nismës së më hershme “ISLAMI, feja e Vërtetë!”.

Dëshirojmë të jemi nga ata që Allahu i përmendi në Kur’an:

“Nuk ka dyshim se për: muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e Allahut e shumë përmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (Kur’an, El-Ahzab [33]: 35)

I ftojmë për në Xhennet, për në kënaqësinë e përhershme, për në vendin e gëzimeve, për në vendin e lumturisë absolute…!

Allahu në Kur’anin Fisnik thotë:

“Feja e pranueshme tek Allahu është islami e atyre që është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejt do t’I jape llogarinë.”
(Kur’an, Ali Imran [3]:19)

Kështu na mësoi Allahu në Kuran:

‘Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil, Tora dhe Ungjill), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos Allahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë gjë shok, të mos konsiderojmë njëri – tjetrin zotër përveç Allahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!”‘
(Kur’an, Ali Imran [3]:64)

Allahu na ndihmoftë!

Must Read