BallinaSpikasimRreziqet e pirjes së duhanit

Rreziqet e pirjes së duhanit

Rreziqet e pirjes së duhanit

Efektet e përgjithshme dëmtuese
Rreziqet e pirjes së duhanit. Prej vitit 1950 deri me 2000 kanë vdekur rreth 62 milion njerëz nga pirja e duhanit, kurse Organizata Botërore për Shëndetsi (World Health Organization) vlerëson se në ditët e sotit vdesin 4 milion njerëz për çdo vit. Gjë kjo e cila e bën duhanin më vdekjeprurës se SIDA, aksidentet automobilistike, vrasjet, vetvrasjet, mbidozat e drogës, dhe rastet e zjarrit. Duhani e redukton (pakëson) shpresat për jetë nga 15 në 25 vjet, dhe është një shkak pothuajse kryesor për vdekjen e personave. Në një studim që është bërë thuhet se vetëm 42% e meshkujve duhanpirës arrijnë moshën 73 vjet në krahasim me 78% të jo duhanpirësve. Duhani poashtu është shumë i rrezikshëm për femrat.

Në lidhje me duhanin shëndetësia amerikane detyrohet të harxhoj një shifër befasuese dollarësh rreth 130 miliardë në një vit. Duhani mund të jetë shumë më i rrezikshëm tani se para 30 viteve, shumë e mundshme për shkak se niveli i ulët i katranit dhe niveli i nikotinës të shtypura në shumë pako të cigareve shkaktojnë që njerëzit ta thithin duhanin më thellë në trupin e tyre.

Tymi është pjesa (komponenta) më e rrezikshme e cigars. Tymi përmban oksid të nitrogjenit dhe monoksid të karbonit, të cilat janë gazra të dëmshëm dhe të rrezikshëm për organizmin e njeriut. Kur njerëzit e thithin tymin atyre gjithashtu iu mblidhet katran në mushkëri. Katrani vet përmban 4,000 materie kimike, ku prej disa materieve dihet mirë që e shkaktojnë kancerin. Materiet tjera kimike që përmban duhani janë:

Cyanide.
Benzene.
Formaldehyde.
Methanol (alkooli i drurit).
Acetylene (karburanti i cili përdoret për llamba apo pishtar).
Amoniaku.
Rreziqet e cigareve dhe llullave. Një studim raporton se njerëzit të cilët e ndrrojnë duhanin prej cigareve në llulla (këtu tek ne përdoret duhani i mbështjellur me dorë apo kaqak si i thonë) e përgjysmon rrezikun nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës, dhe sëmundjet kronike të mushkrive, e mundshme sepse ato (llullat) përmbajnë më pak duhan dhe thithet më pak. Por, prapë rreziku për këto sëmundje është apo ekziston edhe pse përdoren këto metoda “më të sigurta” tek llullat dhe atë me një përqindje nga 50% në 70% krahasuar me ata që nuk pijnë fare duhan. Dhe rreziku për sëmundjet peridontale (mishit të dhëmbëve) dhe për humbjen e dhëmbëve është më i madh tek duhanpirësit të cilët përdorin llulla dhe puro se sa tek duhanpirësit të cilët pijnë cigare.

Rreziqet e duhanit pa tym. 12 milion amerikanë përdorin duhan pa tym; shumica janë meshkuj, dhe 25% janë tinejxherë (adoleshentë). Duhani pa tym përfshinë apo përbëhet prej duhanit për mbllaçitje (përtypje), pluhurit të duhanit dhe burnot (pjesë e djegur). Këto prodhime bëjnë të mundur apo thënë më mirë lejojnë që duhani të absorbohet (thithet apo gëlltitet) nga një sistem që ndihmon në tretje apo nga cipat (membranat) mukozë, dhe asnjëra nga këto nuk është e padëmshme. Bazuar në Qendrën për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, duhani pa tym për mbllaçitje (përtypje) 8 deri 10 herë në ditë është i barabartë me pirjen e 30 deri 40 cigare në ditë. Kjo prodhon një rritje të rrezikut 50-herë më të madhe për kancerin e gojës, gjingjivitin (malcimin e nulleve) dhe prishjen e dhëmbëve. Dhe prapëseprapë njerëzit jepen pas kësaj edhe pse rreziku është i madh.

Sëmundjet e zemrës

Duhanxhinjët në vitet e 30-ta dhe të 40-tat e tyre kanë sulme në zemër që janë pesë here më të lartë se sa sulmet që paraqiten tek joduhanxhinjët. Pirja e duhanit në mënyrë direkte është përgjegjëse për 62,000 vdekje prej sëmundjeve të zemrës në çdo vit vetëm në Amerikë. Purot (cigaret kubaneze) e rrisin rrezikun e vdekjes së hershme prej sëmundjeve të zemrës, kurse faktet janë edhe më të forta për cigaret.

Efektet e veçanta në zemër. Efektet e dëmshme në zemër janë të shumfishta:

Duhani e zvoglon nivelin e HDL-së (i ashtuquajturi kolesteroli i mirë) bile edhe në adoleshencë.
Shkakton ngurtësim në aortë, në enën më të madhe të gjakut në trup.
E rrit rrezikun për mpiksjen (tromboza) e gjakut. Në fakt, duhani mund të shkaktojë mpiksjen e madhe të gjakut, e cila mund të rritë ashpërsin e sulmeve të zemrës.
E rrit aktivitetin e dhembjes së sistemit nervor (e cila rregullon qarkullimin e gjakut në zemër dhe në enë të gjakut).
Pirja e duhanit gjithashtu mund të rris sëmundjet e zemrës tek femrat përmes një efekti në hormone që shkakton mungesë estrogjeni.
Faktorët e veçantë për një rrezik më të madh për sëmundjet e zemrës tek duhanpirësit. Disa duhanpirës janë në rrezik më të madh se sa të tjerët për problemet e zemrës prej pirjes së duhanit:

Duhanpirësit e përkohshëm. (Ndërprejra, shpejtë do të reduktojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, por pirja afatgjate e duhanit mund të dëmtojë arteriet për një kohë të gjatë.)
Duhanpirësit kronikë (ndoshta të përhershëm).
Duhanpirëset. (Tek gratë të cilat pijnë duhan, rreziku për sulm në zemër është rreth 50% më i madh se sa tek meshkujt.)
Kanceri
Nga të gjithë të vdekurit nga kanceri, 30% nga të vdekurit, kancerin e shkakton duhani e kjo gjë është një faktor i rendësishëm ndërbotëror për trendet e kancerit.

Kanceri i mushkërive. Duhani është shkaku i 85% i të gjitha rasteve të kancerit të mushkërive. Pacientët të cilët mbijetojnë prej kancerit të mushkërive dhe vazhdojnë të pijnë duhan dmth nuk e ndërprejnë paraqet rrezikun e dytë ku mund të paraqitet tumori në 10 vjet.

Një analizë prej studimeve thotë se ata që i ekspozohen duhanit (nuk e pijnë atë por qëndrojnë në vende ku pihet duhani) sugjeron se rritet rreziku për kancer të muskhkërive tek jo duhanpirësit prej rreth 25%, por një studim i vitit 2000 sugjeron se rreziku është mbivlerësuar në përqindje. Ndërprerja e duhanit e zvoglon rrezikun për kancer të mushkërive, madje edhe në mezomoshë (mosha mesatare e njeriut). [Shikoni tabelën] Në një studim anglez tel meshkujt duhanpirës të cilët e kanë ndërprerë pirjen e duhani në mosha të ndryshme, rreziku për kancer të mushkërive nga mosha 75 ishte si vijon:

Rreziku për kancer të mushkërive tek meshkujt e moshës 75 vjeçare

Kanceret tjera. Duhani gjithashtu është i lidhur me kanceret tjera:

Duhani dhe duhani pa tym shkaktojnë 60% deri 93% të kancerit të kanalit të gojës dhe rrugëve të epërme të ajrit, përfshirë fytin, gojën dhe ezofagun (kapërcollin – kanali i cili e dërgon ushqimin prej gojës në lukth).
Duhani trefishon rrezikun e kancerit të lëkurës.
Megjithëse duhani nuk shfaq ndonjë rrezik për zhvillimin (rritjen) e kancerit të gjirit, ai e rrit ashpërsinë e ekzistimit të kancerit të gjirit, ndoshta për shkak të rrezikut të lartë të përhapjes së kancerit në mushkëri.
Duhanpirësit e kanë përqindjën më të lartë të leukemisë dhe kancerëve të veshkëve, stomakut, pankreasit dhe qeskës (fshikëzës) (një studim Amerikan ka përfunduar se rreziku i kancerit të qeskës mund të jetë më i madh tek duhanpirësit e gjinisë femrore se sa tek ajo mashkullore).
Studimet kanë gjetur një lidhje apo hallkë në mes pirjes afatgjate të duhanit dhe një rreziku në rritje për zorrën e trashë dhe kancerin rektal.
Përreth 30% të kancereve të zverkut (qafës) kanë kontribuar tek duhanpriësit aktiv dhe pasiv.
Efektet e veçanta të duhanit në kancer. Cigarja përmban shumë kemikale (materie kimike) dhe kanceri mund të zhvillohet prej efekteve grumbulluese.

Katrani i cigareve i gjetur në mushkëri të duhanpirësve mund të shkaktoj një dëmtim të veçantë në acidin dezoksiribonukleik AND që është veçanërisht vështirë për qelizën ta riparoj atë dëmtim. (Dëmtimi gjenetik, në fakt, është zbuluar edhe në mushkëritë e duhanpirësve të cilët nuk e kanë kancerin.)
Pirja e duhanit është një burim i materieve kimike që quhen Hidrokarburet Aromatike Policiklike (HAP), të cilat mund të shpien deri tek ndryshimet e veçanta gjenetike në gjenin p53 shtypësin e tumorit. (Në gjendjen e tij normale, ky gjen është mbrojtës kundër kancerit.) Këso ndryshim janë prezente në përreth 60% të të gjitha rasteve të kancerit të mushkërive dhe në shumë lloje tjera të kancerëve që kanë lidhje me duhanin.
Faktorët e veçantë e të rrezikshëm për kancer tek duhanpirësit individiual. Disa individë mund të jenë në rrezik më të lartë se sa të tjerët prej kancerit nëse pijnë duhan:

Duhanpirësit e zakonshëm. (Madje pas ndërprerjes së pirjes së duhanit, duhanpirësit afatgjatë mund të kanë ndryshim të përhershëm qelizor në mushkëri gjë që shkakton një rrezik të vazhdueshëm me vite, madje edhe dekada.)
Duhanpirësit e tepërt (që pijnë duhan së tepërmi).
Femrat. (Disa studime tregojnë se femrat janë më të prirura që në vetvehtetet e tyre të zhvillohet kanceri i mushkërive se sa tek meshkujt. Në një studim të 1999, tregohet se tek femrat e moshuara rreziku është 2.3 herë më i madh se sa tek meshkujt e moshuar.) Që nga viti 1987, kanceri i mushkërive renditet pas kancerit të gjirit si shkaktari kryesor i vdekjes së grave.
Pirja e cigareve me nivel të ulët të katranit. (Njerëzit të cilët pijnë cigare me sasi të ulët të katranit tentojnë që ta thithin tymin më thellë në organizmin e tyre, duke sjellur kështu copëza të dëmshme në indet e mushkërive ku edhe fillon kanceri. Këta duhanpirës kanë një rrezik shumë të madh për një vdekje veçanërisht prej kancerit të mushkërive e quajtur adenocarcinoma.)
Duhanpirësit e cigareve mentol.

Përktheu: Osman D. Gashi
www.klubikulturor.com

Must Read