Rri në sexhde!
Kush po të ngadalëson drejt Allahut? Kush të vonoi t’i bashkoheshe karvanit të evahinëve (që luten shumë) dhe të evabinëve (ata që e falin namazin e duhasë para zenitit), të cilët e lexojnë fjalën e Tij me zë të bukur në errësirën e natës?
Forma e foshnjës në barkun e nënës është forma shumë e përafërt me atë që bie në sexhde!
Rri gjatë jetës tënde në sexhde, ashtu sikurse po qëndroje në barkun e nënës tënde, të mjafton Allahu me furnizimin e tij i Cili ka mundësi që edhe vendin më të ngushtë ta bëjë të rehatshëm për ty dhe i Cili të përthekon me mëshirën e Tij.
Rri në sexhde me zemrën tënde edhe nëse e ngrit ndonjëherë kokën.
Burimi:
Ali Ibn Xhabir el-Fejf
“Ai është Allahu – Rrugëtimi drejt qiellit të shtatë”